Liverpool vendos për të ardhmen e Shaqirit

“Reds” janë të vendosur t’i shesin disa lojtarë gjatë verës për të bërë para për prurje të reja në ekip

Eksperienca e Xherdan Shaqirit në Liverpool mund të marrë fund shumë shpejt.

Mediat britanike raportojnë se kampioni aktual evropian dhe botëror do ta shesë mesfushorin kosovar gjatë verës që vjen.

Në fakt, mediumi “The Atletic” raporton se “Reds” do t’i shesin disa lojtarë, përfshirë këtu edhe përfaqësuesin zviceran, për të bërë para për prurje të reja.

Liverpooli synon t’i fitojë 40 milionë euro nga shitja e 28 vjeçarit.

Shaqiri nuk ka arritur ta bindë trajnerin Jurgen Klopp t’i japë më shumë hapësira në ekip.

Dhe, ish-futbollisti i Baselit, Bayern Munichut, Interit e Stoke Cityt mund t’i bëjë valixhet gati për t’u larguar nga “Anfield Road” gjatë verës.

Interesim për mesfushorin ofanziv ka shfaqur Galatasaray në Turqi.

Siç dihet, Shaqiri e ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, me Bayernin dhe me Liverpoolin.

Ai mund të largohet nga Liverpooli pasi ta fitojë titullin e kampionit në Angli, në muajin korrik ose gusht.

Artikulli paraprakPas shpërthimit të koronavirusit Wuhan ndalon me ligj konsumimin e kafshëve të egra
Artikulli tjetërKriptovaluta: Skema virtuale e pastrimit të parave që kërkon të legalizojë qeveria