Listat zgjedhore janë të mbyllura, skema mashtruese e Ramës për të ruajtur kukullat, kriminelët e hajdutët në Kuvend

Kastriot ISLAMI

Edi Rama në mënyrën më të turpshme ka gënjyer me hapjen e listave zgjedhore… Listat zgjedhore nuk hapen dhe ai e di shumë mirë këtë sepse e ka propozuar qëllimisht këtë opsion sepse ka frikë nga hapja e listave që do të thellonin reagimin negativ qytetar ndaj kandidatëve të tij të neveritshëm për qytetarët. Dhe kjo do të rriste e thellonte humbjen e madje mund edhe të shpërbënte me shpejtësi sektin e tij…

Rama, nga frika e madhe, ka hequr dorë nga hapja e listave, por jo nga mashtrimi për të deklaruar se listat janë hapur ndërkohë që ato janë ‘ngurtësuar’…

Kjo lojë hileqare e mashtruese ka edhe një arsye tjetër, Rama kërkon të shvendosë vëmendjen e partive politike dhe të qytetarëve nga dobësia e tij dhe e sektit të tij duke vepruar tinëzisht me ndalimin e koalicioneve sepse përmes këtij veprimi mendon/ëndërron të shkatërrojë koalicionin masiv të qytetarëve me opozitën… Gjë që është e pamundur dhe do të kthehet në boomerang…

Qarku supozohet se ka 11 deputetë (një qark i tillë është SHKODRA) ndërkohë që me një pjesëmarrje rreth 50 % sasia e votave të vlefshme do të ishte rreth 110 mijë.

Supozojmë se në zgjedhje marrin pjesë tre partitë “tradicionale” Partia I, Partia II dhe Partia III dhe disa parti të tjera të vogla dhe disa parti të reja, si dhe kandidatë të pavarur…

Supozojmë se 2 partitë tradicionale marrin përkatësisht i) Partia I merr 55 mijë vota, ii) Parti e II merr 36 mijë vota dhe iii) Partia e III merr 9100 vota. Kurse të gjithë partitë e tjera dhe kandidatët e pavarur marrin gjithsej 19 mijë vota…

Nga aplikimi i formulës D’Hondt, mandatet e fituara nga partitë rezultojnë: i) Partia e I merr 6 mandate, ii) Partia e II merr 4 mandate dhe iii) Partia e III merr 1 mandat. Kurse të gjithë partitë e tjera dhe kandidatët e pavarur nuk marrin asnjë mandat.

Hapi i mëtejshëm i dedikohet përcaktimit të kandidatëve fitues.

Çdo parti i ka renditur kandidatët sipas preferencës së kryetarit të Partisë, le të supozojmë se për çdo parti ato janë të paraqitura si në tabelën shoqëruese të këtij shkrimi. Në këtë tabelë krahas pozicionit në renditje është vendosur edhe sasia e votave të marra nga çdo kandidat për të 3 partitë “tradicionale” që kanë marrë mandate.

Fillimisht llogaritet ‘HERËSI’ sipas opsionit të propozuar nga Rama. Konkretisht ‘HERËSI’, i) për Partinë I është 9167 vota; ii) për Partinë e II është 9000 dhe iii) për Partinë e III është 9100. Një kandidat duhet të marrë një votë më shumë se ‘Herësi” në mënyrë që të prishë renditjen e kryetarit të partisë ose të zhvendoset ne zonën fituese për të fituar mandatin.

Përfundimi është i qartë, asnjë nga kandidatet e 3 partive nuk arrin të marrë aq vota së ta tejkalojë ‘Herësin’ përkatës, prandaj nga asnjë nga 22 kandidatët e 3 partive nuk arrin të zgjidhet deputet sepse votat e fituara prej tyre, ndonëse shumë me tepër se votat e fituara nga kandidatët e vendosur nga kryetarët e 3 partive në krye të listës, nuk mjaftojnë për t’u zhvendosur në zonën fituese.

Konkretisht

-Për partinë e I, 7 kandidatët e vendosur nga krye të listës nga kryetari i partisë zgjidhen deputetë duke grumbulluar përkatësisht 1850, 1800, 1800, 1800, 1800, 1800 dhe 1800 vota. Ndërkohë që 4 kandidatë të tjerë, ndonëse grumbullojnë përkatësisht 8000, 9000, 9000 dhe 9150 vota, pra rreth 5 herë më shumë se kandidatët në krye të listës nuk marrin dot mandate deputeti se listat janë të mbyllura.

-Për partinë e II, 4 kandidatët e vendosur nga krye të listës nga kryetari i partisë zgjidhen deputetë duke grumbulluar përkatësisht 0, 0, 0 dhe 0 vota. Ndërkohë që 7 kandidatë të tjerë ndonëse grumbullojnë përkatësisht 5000, 5000, 6000, 5000, 5000, 5000 dhe 5000 vota, pra më shumë se kandidatët në krye të listës nuk marrin dot mandate deputeti.

-Për partinë e III, vetëm 1 kandidat i vendosur nga krye të listës nga kryetari i partisë zgjidhet deputetë duke grumbulluar përkatësisht 0 vota. Ndërkohë që 10 kandidatë të tjerë ndonëse grumbullojnë deri në 9000 vota, pra më shumë se kandidati në krye të listës nuk marrin dot mandate deputeti.

Përfundimi është i qartë:

Të 11 deputetët e zgjedhur nga të 3 partitë kanë përfituar nga vendosja në krye të listës nga kryetari i partisë, ndonëse kanë grumbulluar shumë herë më pak vota, nga 0 deri në 1850 vota, sesa 22 kandidatët për deputetë të të 3 partive që janë vendosur nga kryetarët e partive në pjesën jofituese të listës…dhe kanë grumbulluar nga 5000 deri në 9150 vota…

Kjo “llogaritje” tregon qartë se listat zgjedhore janë të renditura në mënyrë të ngurtësuar në atë masë saqë zgjedhësit me votën e tyre e kanë pothuajse të pamundur ta ndryshojnë renditjen… Thënë ndryshe, lista zgjedhore janë të mbyllura, ndërkohë që shumica e kandidatëve për deputetë, mashtrohen duke menduar se kanë mundësi që me punën e tyre të ndryshojnë renditjen. Por mashtrimi më i madh është për qytetarët që kanë kërkuar të hapen listat duke menduar së do të kenë mundësi të vendosin për emrin e deputetit të tyre…

Nëse ky draft mashtrues do të miratohej në Kuvend:

-Qytetarët do të shikonin përsëri në Kuvend të njëjtët deputetë kukulla, hajdutë, kriminelë trafikantë e injorantë, të urryer prej tyre dhe të neveritshëm në ekstrem, dhe do të ndjeheshin të zhgënjyer që kanë qenë të paaftë për t’i larguar;

-Shumë kandidatë të partive të vogla apo veçanërisht të partive të reja do te zhgënjeheshin se nuk do të mund të fitonin asnjë mandat… ndonëse kanë luftuar apo i kanë besuar Ramës se listat do të hapen;

-Qytetarët, pavarësisht se kanë kërkuar lista të hapura, nuk do të kishin asnjë mundësi për të vendosur qoftë edhe për 1 deputet, dhe në fund të zgjedhjeve do të mësonin se në parlament do të ishin të njëjtat forca politike dhe po të njëjtët personazhe, sepse praktikisht me ndryshimet e bëra është më e vështire mundësia që zgjedhësit të vendosin për përbërjen e kuvendit…

-Me iluzionin që po ju krijon Rama qytetarëve me mashtrimet e reja … synon të vazhdojë rrugën e nisur me bandën e tij të hajdutëve, kriminelëve, trafikantëve dhe kukullave perverse …

-E vërteta, nëse qytetarët nuk reagojnë masivisht dhe pikërisht sot, do të jetë shumë e hidhur…

Artikulli paraprakDrejtoria e Shëndetit Publik u kërkon të prekurve me Covid-19 të dalin nga shtëpia për të bërë testin
Artikulli tjetërGrenell dhe Hoti firmosin paketën 100 milionë dollarë investime në Kosovë