Lindita Nikolla i fshihet thirrjes në Komision

Dështon për herë të dytë seanca dëgjimore me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, për nismën “3 lëndë në 6 orë”, ndërkohë që kanë mbetur vetëm dy ditë nga vënia në zbatim e saj. Kryetarja e Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, njëkohësisht deputete e PD, Albana Vokshi, u shpreh se shkollat nuk janë ende gati për këtë nismë, e cila pretendohet të rrisë cilësinë në arsim dhe të lehtësojë nxënësit me çantat e shkollës. Vokshi nëpërmjet një deklarate për mediat kërkon shtyrjen e zbatimit të saj për të mundësuar një konsultim të gjerë. “Ne mendojmë që është një nismë e parakohshme, është një nismë, e cila do të çorientontegjithë sistemin arsimor parauniversitar, është një nismë e pakonsultuar, e pa menduar dhe e pa bazuar në asnjë model të ndonjë vendi, jo vetëm të rajonit, as të Europës dhe më gjerë. Dëshira e gjithë deputetëve të komisionit të kërkojmë që kjo nismë të mos fillojë më datën 1 shkurt”. Por për deputetin e mazhorancës Fidel Ylli, ndërprerja e seancës ishte e pajustifikueshme. Edhe pse në limitet kohore, seanca dëgjimore me ministren Nikolla u shty për ditën e mërkurë.

Artikulli paraprakKrimi ndryshon kurs nga vrasjet e droga tek pasuria dhe vjedhjet e banesave
Artikulli tjetërKryemadhi: Reagimi qytetar nuk do të ndalet deri në rrëzimin e Ramës