Ligji që i heq kompetencat Presidentit, Meta: Përpjekje puçiste nga një parlament jo kushtetues

Presidenti Ilir Meta, thotë se nuk ka asnjë interes për draftligjin e hartuar nga mazhoranca për kompetencat e Presidentit.

Nga Bylisi ai deklaroi për gazetarët se, kjo është një përpjekje puçiste nga një parlament jo legjitim, të cilin qytetatët i kërkojnë çdo ditë që ta shpërndajë një orë e më parë.

“Kam zero interes për çdo draft apo përpjekje puçiste. Ju e dini që ky është një Parlament jo kushtetues, kur dal dhe takoj qytetarët më kërkon shpërndarjen e tij”, u shpreh Meta.

Artikulli paraprakA ndikon grupi i gjakut në infektimin me Covid-19?
Artikulli tjetërPa rrotacion s’hapen negociatat, mund të kufizohet lëvizja e lirë