Lidhjet e “Ujku të Detit” me Balilin, Habilajt dhe Tahirin, trafikonte drogë në Turqi nga viti 2015

Baroni i drogës, Met Kanani i arrestuar dje në Turqi me 1.1 ton drogë ka lidhje me Balilin, Habilajt dhe Tahirin. Ai trafikonte drogë drejt Turqisë që nga viti 2015. Një qytear, i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha ku shkruan për lidhjet e baronit të drogës me zyrtarë të lartë të PS.
“Baroni i drogës “Ujku i Detit” lidhje te ngushta me kupolen më të lartë të PS!
Lexoni mesazhi e oficerit dixhital!”, shkruan Berisha në Facebook.
“Mirembrema Dr jam oficer policie. Baroni i droges Met Kanani i kapur dje ne Turqi eshte nje nder eksponetet e trafikut te droges me te fuqishem te jugut, me origjin nga Patosi me lidhje shume te forta politike me kupolen me te larte te Partise Socialite ministra dhe qeveritar te majte vendor Ai esht bizesmen dhe sponsorizus i rendesishem ityre prej vitesh . Ky person ka qe nga viti 2015 qe i ishte vene nofka nga autoritetet nderkombetare “ujku i detir” dhe ka trfikuar me nje super skaf ne Turqi, Greqi dhe Itali lende narkotike canabis stativa dhe heroine dhe arme. Ka burime te forta qe ky klan ka punuar me Klement Balilin dhe Habilajt e Tahirit. Eshte ne kerkim nderkombetar ne disa shtete te BE”, shkruan qytetari.

Si u kap në Turqi kanabis shqiptar 5.2 milionë euro
Sasi prej 1 ton e 100 kg drogë e llojit kanabis usekuestrua dje nga policia metropolitane e Stambollit, duke çuar në pranga 11 shqiptarë. Mediat turke bënin me dije se droga i përket të ashtuquajturit grupi “Met shqiptar”, nofkë kjo e marrë nga baroni ndërkombëtar i drogës Meta Kanan.
Ekipet e policisë shkëmbyen të dhëna me autoritetet shqiptarë në lidhje me dërgesat e drogës në fillim të këtij muaji.ek bilgi ve fotograflarla 1 ton 100 kilogram uyusturucunun ele gecirildigi operasyon polis kamerasinda 8815 dhaphoto6
Lënda narkotike është transportuar me anije dhe dyshohet nga Shqipëria, ndërsa autoritetet turke e kanë mbajtur grupin nën vëzhgim, përfshirë edhe kreun e bandës.
“Trt Habe”shkruan se droga është transportuar nga Shqipëria me jahte, ndërsa në operacion janë përfshirë 250 punonjës policie.
Hetimet për grupin kanë zgjatur rreth 6 muaj dhe në pranga kanë përfunduar edhe 4 organizatorët. Gjithashtu, mediat turke shkruajnë se autoritetet shqiptare nuk e kishin arrestuar kurrë personin e njohur me nofkën “Meta Kanan”, i akuzuar për trafik ndërkombëtare të drogës.
Vlera e sasisë së drogës në tregun me pakicë do t’i sillte grupit një fitim prej 25 milionë lirash turke, e konvertuar afërsisht prej 5.1 mln euro. 11 persona që janë në paraburgim duke përfshirë baronin e drogës.

Artikulli paraprakE moshuara rrëfen tmerrin nga maskat: Na shpëtoi llozi i derës
Artikulli tjetërMafia e tokave, Alket Hyseni i vjedh 11 mijë m2 tokë në Dhërmi, Rama i jep leje ndërtimi për fshat turistik Papulit