E moshuara rrëfen tmerrin nga maskat: Na shpëtoi llozi i derës

Familja Muça në Fier ka përjetuar një natë të tmerrshme dje, teksa katër grabitës të armatosur kanë tentuar të vjedhin banesën e tyre. Elsa Muça, kryefamilarja shprehet se ka qenë llozi i derës i futur në beton ajo që i ka shpëtuar.
‘’Vetëm ky na ka shpëtuar llozi, ndryshe do e kishin thyer derën. Dëgjuam zhurma dhe njoftuam Policinë.”, thotë Elsa Muça.
Nga përplasja e grabitësve me Policinë, ka mbetur i vrarë një prej tyre dhe i plagosur një tjetër.
grabitja OK1Dy grabitësit e tjerë janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa makinën e kanë braktisur në periferi të qytetit.
Sipas burimeve të Policisë, autorët qëlluan me kallashnikov sapo panë punonjësit e policisë. Edhe pistoletat u gjetën me fishek në gojë. Burimet nga Policia thonë se është bërë e mundur identifikimi dhe i personave që janë arratisur nga vendngjarja.

Skema e grabitjes, kush është personi që mbeti i plagosur
Autorët e grabitjes në Fier kane tentuar të hapin dyert e dy banesave, te Minella Muçit dhe të një fqinjit të tij. I plagosuri Arben Muçaj ka qenë tek hyrja me kallash dhe ka qëlluar i pari policinë.
Më pas ka zbritur personi që u vra me dy pistoleta duke qëlluar edhe ai kundër policisë. Në këtë moment policia ka shtënë kundër tij dhe ka mbetur i vdekur në vend. Paraprakisht burimet thonë se grabitësit kanë qenë nga Puka dhe nga Fieri.
Policia e Fierit sqaroi më herët se: Pas marrjes së njoftimit mbërritën në vendngjarje shërbimet e policisë, të cilët janë përballur me disa persona të maskuar e të armatosur me pistoleta e automatikë, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë.
Në kushtet e reagimit propocional, nga shkëmbimi i zjarrit, njëri nga autorët është plagosur dhe një tjetër ka gjetur vdekjen.
Të dy ata ishin të maskuar e të armatosur me pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Autorët e tjerë, që dyshohet se janë edhe dy, duke qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë janë larguar duke përfituar nga errësira dhe kushtet e motit, me një mjet ende të paidentifikuar.
Nga rradhët e Policisë së Shtetit nuk ka të lënduar.
Menjëherë janë ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe po vijon puna për kapjen e autorëve të tjerë.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm provash materiale.
Nën drejtimin e një grupi të posacëm të Prokurorisë, i cili gjendet në vendngjarje, po vazhdon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Artikulli paraprakMaskat terror në Fier, policia përplaset me grabitësit, njerin e vret tjetrin e plagos, 2 largohen
Artikulli tjetërLidhjet e “Ujku të Detit” me Balilin, Habilajt dhe Tahirin, trafikonte drogë në Turqi nga viti 2015