Lidhjet e Dakos me një nga bandat më të rrezikshme kriminale

I cilësuar si Sheiku i Durrësit për shkak të megakorrupsionit me tenderat e Bashkisë e me një pasuri që kap miliona euro, Vangjush Dako ka një tjetër anë të errët në përdorimin e pushtetit. Lidhjet e tij me krimin. Opinioni publik u shokua kur Lulzim Berisha, një nga kriminelët më famëkeq për drejtësinë shqiptare u lirua me ndihmën e posaçme të Vangjush Dakos dhe presioneve të ushtruara prej tij. Lirimi me kusht i ish-kreut të së ashtuquajturës “Banda e Durrësit” është përcjellë me akuza për korrupsion në radhët e gjyqësorit në Shqipëri, si nga faktorët vendas ashtu edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë. Megjithatë, të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë që liria e parakohshme e Lulzim Berishës, nuk ka ardhur vetëm si pasojë e vendimeve të debatueshme të gjykatave, por edhe nga një ofertë për punë nga kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Artikulli paraprakMediat austriake: Tahiri i përlyer në trafik droge
Artikulli tjetërA e kërcënojnë rrjetet sociale demokracinë?