Lezha në listën e qyteteve të prekur nga Covid-19, Metaliaj-Ramës: Shpalle tani, nesër do të jetë vonë!

Ish-deputetja e PD, Lindita Metaliaj ka reaguar pas futjes së Lezhës në listën e qyteteve të prekur nga Covid-19.

Metaliaj i ka uruar shërim të shpejtë infermieres qe u diagnostikua me këtë virus dhe I kërkon kryeministrit Rama të shpallë menjëherë gjendjen e fatkeqësise natyrore, pasi çdo ditë e më shumë po shtrihet harta dhe numri i personave te prekur nga Covid-19.

Reagimi i plotë i ish-deputetes Metaliaj

Sot edhe Lezha futet në listën e qyteteve të prekur nga Covid-19.

Dy qendra shëndetësore u dizinfektuan dhe u mbyllën sot.Disa mjekë dhe infermierë të spitalit të Lezhës janë vetëkarantinuar.

Të dashur bashkëqytetarë të mi,miqësisht ju bëj thirrje të zbatojmë me përpikmëri dhe përgjegjshmëri të lartë të gjitha udhëzimet dhe masat e duhura për të parandaluar përhapjen e këtij virusi vrastar.Ju lutem respektoni distancimin social ,të qëndrojmë në shtëpi,ta bëjmë këtë në mbrojtje të shëndetit dhe të jetës për veten tonë,të afërmit tanë dhe mbarë komunitetin.

Jeta është e shtrenjtë, ndaj të jemi sa më të kujdesshëm!

Uroj nga zemra shërim të shpejtë infermieres qe u diagnostikua me këtë virus,si dhe të gjithë personelit mjekësor që janë vetëkarantinuar sot.

Duke riapeluar kërkesën e kryetarit të PD-së z.Lulzim Basha, nga Lezha i bëj thirrje kryeministrit :Shpall gjendjen e fatkeqësise natyrore ,pasi çdo ditë e më shumë po shtrihet harta dhe numri i personave te prekur nga Covid-19.

Shpalle tani pasi nesër do të jetë vonë.

Asgjë nuk vlen më shumë se jeta dhe shëndeti i popullit shqiptar.

Zoti i bekoftë dhe i rujte banorët e Lezhës dhe të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen!

Me mbështetjen tek njëri-tjetri dhe ndihmën e Zotit do t’ja dalim ta kalojmë me sukses këtë sprovë kaq të vështirë!

Artikulli paraprakBE hap negociatat me kushte, Basha e përshëndet: Të përmbushim të gjitha kushtet
Artikulli tjetërSurpriza tjetër nga Kina, shfaqet virusi i ri hantavirus, ka një të vdekur