Lewa shpëton Bayernin, fiton Dortmundi

Një gol në minutën e fundit i dha Bajernit një barazim 1-1 me Hertën në Berlin. Skuadra e Ançelotit mori vetëm në fund një pikë në transfertën e “Olympiastadion” me një gol në minutën e 96-të, por që gjithsesi dhe në rast humbje nuk është se do ndryshonte shumë pozitat e bavarezëve në klasifikim, pasi Bayern ka një shkëputje të ndjeshme prej ndjekësve. Herta që luan për zonën Champions arriti të shënojë në pjesën e parë me Ibiseviçin.
Epërsinë bardheblutë e ruajtën deri në të 96-ën kur ishte një gol i Lewandowskit që i hoqi dy pikë shumë të rëndësishme për vendasit, aq sa shtesa e shumtë e akorduar nga gjyqtari krijoi dhe pak nervozizëm në fund.
Borussia e Dortmundit disfatën e mesjavës europiane e korigjoio në kampionat ku mundi pa shumë vështirësi Wolfsburgun, që është shumë larg emrit të tij. Në pjesën e parë ishte një dhuratë e miqve me Bruman që i dha epërsinë skuadrës së Tuchel.
Në pjesën e dytë ishin ndërkohë Picazek në të 48-ën dhe Dembele në të 59-ën që vulosën suksesin e verdhezinjve që afrohen për momentin në 5 pikë nga Leipzig i vendit të dytë pas këtij suksesi.

Artikulli paraprakBarcelona e dërrmuar!
Artikulli tjetërAtletico, fitore e çmendur ndaj Gijon