Lewa nuk ikën!

Robert Lewandowski nuk do të lëvizë nga Bayern Munchen. Shefi ekzekutiv i bavarezëve, Karl-Heinz Rumenige ka hedhur poshtë zërat për një transferim të mundshëm të sulmuesit polak drejt Realit të Madridit. Sulmuesi i kampionëve të Gjermanisë prej kohësh është vënë në qendër të vëmendjes  nga skuadra madrilene por, pavarësisht kësaj Rummenigge është i sigurtë se sa do e madhe të jetë shuma e ofruar për futbollistin, Leëandoëski nuk do të lëvizë nga “Alianz Arena”.
“Një gjë mund ta them me siguri se sezonin e ardhshëm Leëandovski do të jetë serish tek Bayerni. Ne kemi besim absolut tek aftësitë e tij. Është një sulmues i jashtëzakonshëm dhe këtë fakt e vërtetojnë golat e shumtë që mbajnë firmën e tij. Jemi të vendosur të refuzojmë çdo lloj oferte që do të na paraqitet”, u shpreh Rumenige.
“Vendimi është zyrtar: Ne nuk do ta japim Lewandowskin, pavarësisht se çfarë oferte prezantohet. Nuk ka çmim për shërbimet e lojtarit tonë. Ai ka një kontratë deri në vitin 2019 me Bajernin. Ne nuk bëhemi pjesë e lojërave të menaxherëve të tij. Klubi ka plan dhe strategji të qartë për kontratat e lojtarëve. Bajerni ka të gjitha kushtet dhe fuqinë për t’i mbajtur lojtarët që do. Askush nuk mund të luajë me zjarrin, pasi në fund do të digjet”, përfundoi bosi i Bajernit.
Pavarësisht fjalëve të Rumeniges, menaxheri i  sulmuesit ka pohuar se klienti i tij ka patur një takim me drejtuesit të Real Madridit. Nisur nga kjo fjala e fundit ende nuk është thënë. Në sezonin që sapo u mbyll Lewandowski realizoi 30 gola në 32 ndeshje të Bundesligës, duke u shpallur golashënuesi më i mirë  dhe njëkohësisht, duke u shndërruar në futbollistin e parë që arrin shifrën e 30 golave në një sezon të kampionatit gjerman pas rreth 40 vjetësh.
Me Bajernin nuk ka lojëra fjalësh! Rekordmenët gjermanë dinë të mbajnë balancat e klubit dhe bëjnë për vete lojtarët që dëshirojnë.  Kampionët e Gjermanisë nuk e kanë ndier aspak presionin e agjentit të Lewandowskit. Gjatë një interviste për “Kicker”, Rumenige ia ka bërë të qartë si Lewandowskit, agjentit të tij dhe Realit.
Agjenti konfirmon bisedimet e para për transferimin e Lewandowskit te Reali. Për këtë, agjenti ka informuar edhe klubin bavarez, në mënyrë që të arrihet marrëveshja mes palëve. “Reali i Madridit erdhi te ne për të na takuar. I dëgjuam me vëmendje. Të gjithë e dimë që Reali është një klub i madh. Për këtë takim, me spanjollët kemi informuar edhe Bajernin e Mynihut”, konfirmon agjenti i Lewandowskit për “Spiegel” ditën e premte. Ndërsa Lewandowski mbështet indirekt qëndrimin e agjentit të tij në “Spiegel”.

Artikulli paraprakPerez konfirmon Zidane
Artikulli tjetërMilani do Ibrën, por kushton shumë