Lëvizje e papritur në merkato/ Arbnor Muja largohet nga Antverp dhe transferohet te skuadra turke

Lëvizje e papritur në merkaton e janarit. Futbollisti i Kombëtares, Arbnor Muja, i cili pak kohë më parë luajti në Ligën e Kampionëve, me Antverp, është transferuar te Samsunspor në Superligën e Turqisë.

Nga kampioni i Belgjikës, Antverpi, sulmuesi i krahut kaloi te skuadra mesatare turke, Samsunspor që renditet në vendin e 15-të, dhe ketë sezon është në luftë për mbijetesën.

“Futbollisti i Shqipërisë, Arbnor Muja, që së fundi luajti për Royal Antverp në Belgjikë, ka firmosur për tri vjet e gjysmë me skuadrën tonë”, ka njoftuar Samsunspor.

Samsunspor vetëm dy pikë më shumë se skuadra e pozitës së 17-të që dërgon të dërgon në kategorinë e dytë turke. Mbetet për t’u parë në qoftë se ky do të jetë hapi i duhur në karrierë për Mujën.

426687300 18311444572134669 752655309581841487 n

Artikulli paraprakÇfarë mund të tregojë fyrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Artikulli tjetërRreziqet nga interneti/ Qëndrimi me orë të gjata krijon varësi dhe dëme të mëdha në shëndet