Lëpirës i pështirë ndaj Ramës, reagimi i fortë i ish-deputetit ndaj Ballës

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho i konsideroi si “përrallë me mbret”, pretendimet e Taulant Ballës se 2 mijë apartamente që i janë dhuruar Durrësit, janë në fakt dhuratë për Edi Ramën nga Princi i Kurorës së Abu Dhabit.

Spaho e ka cilësuar deklaratën e Ballës si një përrallë me mbret.

“Përralla me mbret! Lëpirje të pështira ndaj Ramës! Emiratet e Bashkuara Arabe deklaruan në Konferencën e Donatorëve në muajin shkurt se do të ndërtojnë 2000 shtëpi në Shqipëri për ata që u dëmtuan nga tërmeti. Rama po të ishte burrë i mirë mund ta kishte mbyllur marrëveshjen që në atë periudhë.

Një vit pas tërmetit na flasin për angazhim personal, gati – gati sikur po i ndërton me paratë e tija, në një kohë që veçse ka vonuar marrëveshjen me një vend shumë dashamirës ndaj Shqipërisë dhe një nga donatorët më kryesorë për eleminimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Se çfare keni bërë për ata fatzinj pa shtëpi, referojuni raportit të FMN-së, 270 milionë euro të planifikuara në Buxhet për vitin 2020 për zhdukjen e pasojave të tërmetit dhe vetëm 22 milionë euro të realizuara në terren. Diferenca ka shkuar për inceneratorët dhe PPP. Turp!”, shprehet Spaho.

Një ditë më parë, taulant Balla shkroi në rrjetet sociale se “Kuvendi i Shqipërisë votoi sot Marrëveshjen “Për Bashkëpunimin Ekonomik” mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe , duke i dhënë rrugë njërit nga projektet më të mëdha të Rindërtimit me mbi 2000 apartamente për familjet e Durrësit.

Falë angazhimit personal të Kryeministrit Edi Rama, kjo marrëveshje u firmos më 26 nëntor 2020 mes Fondit të Abu Dabit për Zhvillim dhe Ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetaj.

Mbi 2000 apartamente tepër cilësore, të cilat me t’u ratifikuar Marrëveshja në Kuvend, fillon puna për ndërtimin e tyre, janë dhuratë nga Sheikh Mohamed bin Zayed bin Sultan al Nahyan, Princi i Kurorës së Abu Dhabit dhe Zëvendës Komandant Suprem i Forcave të Armatosura të EBA për popullin shqiptar dhe qytetin e Durrësit. Gjithashtu është dakordësuar edhe përfshirja e Emirateve të Bashkuara në zhvillimin e Durrësit, fillimisht dhe disa zonave të tjera në vazhdim, përmes investimeve direkte në projekte të mëdha, në radhë të parë në turizëm, por jo vetëm”.

 

Artikulli paraprakShqipëria në nivelet e Afrikës! BB: 60% e të varfërve nuk kanë ushqim të mjaftueshëm…
Artikulli tjetërQeveria ndërton shkollat në Durrës me dyfishin e çmimit, PD: Drejtësia të mos flerë mbi dosjet e hajdutëve të fatkeqësive