Lefter Kostenja zgjidhet kryetar i degës nr.7 të PD-së në Tiranë

Në vijim të riorganizimit të Partisë Demokratike dhe bazuar në udhëzimin e kryetarit Basha që në të 35 degët të realizoheshin zgjedhje, njëra prej tyre ishte edhe dega nr.7 në Tiranë. Për këtë arsye në kryeqytet kryetar i grupit të punës ishte nënkryetari dhe kreu i grupit parlamentar të PD, z.Edi Paloka. Sikurse në të gjithë Shqipërinë edhe për degët e Tiranës të futura në zgjedhje u ngritën grupet e punës për riorganizimin dhe menaxhimin e këtij procesi. Në degën nr.7 grupi i punës përbehej nga Gazmend Dibra, Dritan Shano, Anxhela Malko dhe Julian Deda si dhe kryetare e grupit të punës ishte deputetja Albana Vokshi.
Në degën nr.7 u realizuan zgjedhje për të gjithë strukturën, në të gjitha seksionet, grupseksionet dhe strukturën drejtuese; kryesinë si dhe kryetarin. Dega nr.7 kishte si strukturë 78 seksione dhe 13 grupeseksione. Si rrjedhojë e riorganizimit sot ka 37 seksione dhe 13 grupseksione. Nga këto zgjedhje të strukturave të reja ajo që bie në sy është që fitues pothuajse në 90% kanë dalë të rinj intelektualë. Për kryetar të degës nr.7 të PD në Tiranë ishin tre kandidatë ku fitues doli z.Lefter Kostenja me rreth 70% të votave duke marrë 101 vota nga 145 votues. Zoti Kostenja kujtojmë që ishte kryetar i PD, për këtë degë dhe së u rizgjodh për së dyti.

Artikulli paraprakMurinjo kritikon Klop dhe Venger
Artikulli tjetërNjerëzit e Ballës, parcela me kanabis në Parkun Kombëtar