Lavjers…

Nga Shefqet Gjana

Fjalën e kam drejtpërdrejt për Gaz Bardhin.
Në fillim iu ngjit si… ai… pas këpucës Bashës.
Ky nominoi në listën e deputetëve në Elbasan.
Viktimë e emocioneve të shtyra të tij ra djali trim. Ai në vetëmbrojtje vrau hajdutin e zgjedhjeve.
Gazi vetëm sa e përmendi dhe me vrap u rrehatue në karriken e deputeti. Po… po e harroi të mjerin në qelitë e burgut për tash 3 vjetë.
U bashkue në qëndrim me Bashën ndaj non gratës Berish, biles dhe më i zellshëm.
Si sekretar i pd organizoi kuvendin e 18 dhjetorit. Këtu firmosi proçesin e përjashtimit të Berishës nga pd si person non grata dhe për kuvendin e tij të paligjshëm të 11 dhjetorit.
Berisha si person që njeh gjithëçka për të tjerët përmes qytetarëve digjital ose më mirë spiunëve të rekrutuar prej tij, i përmendi vesin pervers me kodin fustnela Gaz Bardhi. Kjo nuk i bëri shumë përshtypje dhe nuk e stepi, ndaj blindoi me zell të veqantë zyrat e pd përkunër kërcenimit të Berishës, që me dhunë e me një qetë të inkriminume do të sulmonte shtëpinë e demokratëve dhe ashtu bani.
Berishës meqenëse nuk bani fajde akuza e parë morale, iu vërsul me akuzën e ngjarjes kriminale në Elbasan duke e akuzue drejtëpërdrejtë Gazin.
Duke njohur karakterin e tij të dobët, pergaditi grackën tek restoranti i Ukës në të cilën ranë dhe shumë të tjerë. Ajo çorbë e helmatisur iu ngjitë në stomak si Gazit dhe tjerëve, sa nuk patën mundësi ta vjellnin më.
Nuk i mbeti rrugë tjetër, që të dilte nga kurthi i Berishës, ndaj u përpoq me gjthëçka mundej, që pd ta fuste nën tutelën berishiste.
Ai pasi dështoi në këte përpjekje, mori me vehte një grusht qarramanësh dhe iku nga kryesia e pd.
Shrytëzoi demek preteksti për mos bindje civile të inicuar nga Berisha dhe iu bashkue grupit berishist gjoja vetëm në parlament.
Tentativa për të marrë një visto nga departamenti amerikan e bashkoi me Çuçët e Nikolën, por edhe kjo nuk i shërbeu, ndaj më në fund gjendet nën ballkonin berishjan.
Ja pra instiktet e kacavarsit e lënë në pistën e lavjersit politik.

Artikulli paraprakHistoria tragjike në kampin e Vlashukut: Të birin e ish-kryeministrit Fiqiri Dine e zuri dheu poshtë dhe pak para se të vdiste, i tha doktor Isufit se a mund të shpëtonte, me pa dhe njëherë…
Artikulli tjetërBardhi për herë të parë poshtë ballkonit të Berishës, Hoxha: Kishte ardhur koha të bëhej politikisht burrë dhe…