Largimet nga puna në Lezhë, PD: Hakmarrje e Ramës ndaj grave

Nga Lindita METALIAJ

Kryetari jolegjitim i bashkisë Lezhë heq nga puna gratë lezhjane!
Edi Rama pati deklaruar se “asnjë grua nuk do të largohet nga puna në bashki”, duke synuar të duket mbrojtës i të drejtave të grave.

Por kjo është hipokrizi, gënjeshtër, mashtrim, tallje dhe hi syve!
Sot kryetari jokryetar i cili ka zaptuar godinën e Bashkisë Lezhë, largon nga puna vajzat dhe gratë e Lezhës,duke mos kursyer as ato kryefamiljare në prag pensioni.

Ky largim bëhet edhe më i rëndë kur mendon se të gjitha shtetet e Europës u japin para familjeve për të përballuar krizën e virusit në të cilën ndodhemi,kurse rilindasit u heqin edhe të vetmen të ardhur që kishin për të ushqyer familjen.

Gjykojeni ju vetë se çfarë personash e çfarë politikanësh janë këta?!

Artikulli paraprakShuplaka e ‘befasishme’ e Freedom House për kryeministrin
Artikulli tjetërCovid-19 futet në Shtëpinë e Bardhë, zyrtari afër Trump rezulton pozitiv