Lamtumirë Donald Rumsfeld, një mik i mirë i shqiptarëve!

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare ish-Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld.

“Me trishtim të thellë ne ndajmë lajmin për vdekjen e Donald Rumsfeld, një burrë shteti amerikan dhe burrë i përkushtuar, baba, gjyshi dhe stërgjysh. Në moshën 88 vjeç, ai ishte i rrethuar nga familja në Taosin e tij të dashur, New Mexico” – thuhej në deklaratën e familjes.

Rumsfeld shërbeu në administratat republikane të Presidentëve Gerald Ford dhe George W. Bush.

I konsideruar si një nga anëtarët më me influencë të administratës së Bush-it, Rumsfeld është përballur me kritika të ashpra për rolin e tij të rëndësishëm në pushtimin e Afganistanit në vitin 2001 dhe gjatë luftës në Irak në vitin 2003.

Artikulli paraprakBerisha i shkruan “Vatrës”: Nuk do t’ju zhgënjej, asgjë nuk e zbeh besimin tim tek Amerika
Artikulli tjetërBasha priti Reeker në selinë e PD