Lajthitjet e çiftit Meta-Kryemadhi nga frika e burgut dhe “shfaqja” e menopauzës e andropauzës!

Nga Rigels Seliman

Kryetari i Parisë së Lirisë, Ilir Meta ka shpeshtuar daljet e tij në publik, teksa shihet në gjendje të dehur dhe të frikësuar nga frika e një arrestimi të mundshëm me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për shkak se po hetohet për disa dosje “përvëluese”, sikundër janë afera “CEZ-DIA” dhe pastrim parash sa i takon operacioneve plastike.

Së fundmi kryetari i PL-së ka shtuar sulmet me tona të ashpra deri në kërcënime ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani duke e akuzuar se po bashkëpunon me kryeministrin Edi Ram kundër tij për të asgjësuar Partinë e Lirisë që ai e drejton dhe pluralizmin demokratik. Në të njëjtën linjë me Metën, është edhe Monika Kryemadhi, e cila edhe pse në distancë është përplasur dhe bën sikur ka sherr me bashkëshortin e saj, ka shthurur fjalorin, duke thënë me plotë gojë se: Nuk i rruhet për SPAK-un”.

Por, për të gjithë ata që mendojnë se Ilir Meta është çmendur, kjo nuk është e vërtetë. Iliri e Mona po veprojnë në panik nga frika e burgut. Madje lart e poshtë thuhet (dyshohet) se tek ai kanë nisur të shfaqet andropauza dhe gjithashtu e njëjtë sindromë klinike menopauza dyshohet se ka mbërthyer edhe Monikën. Në çdo dalje publike që çifti më i komentuar në publike Meta-Kryemadhi, shihet qartë se secili ka ulje të nivelit të hormonit të testosteronit, ndërkohë që për shkak të panikut dhe tringëllimave të prangave ata nuk dinë çfarë thonë.

Meta kështu ka vepruar në të njëjtën mënyrë, kur emisioni investigative “Fiks Fare” publikoi në 11 JANAR 2011 videon ku Ilir Meta, zv kryeministri, i atëhershëm ndodhet në zyrën e ministrit(të atëhershëm) të Ekonomisë dhe i kërkon favore për një tender hidrocentrali dhe disa afera të tjera korruptive. Ndër të tjera në bisedë përmenden përqindje apo shifra për 700 mijë euro që, sipas zotit Prifti, i ishin ofruar në këmbim të nje licence hidrocentrali. Videoja ishte regjistruar nga vetë Dritan Prifti më 1 mars 2010. Ishte, ky Ilir Metë që doli në media, shante liderin e opozitës të asaj kohe Edi Ramën, nga fëmijët, gruaja, prindërit dhe gjithçka tjetër që mund t’i vinte nëpër gojë.

Sot, ka një betejë me të dy, me Edi Ramën dhe me Lulzim Bashën. Por nuk është vetëm kjo, pasi betejën kryesore Iliri e Mona e kanë me drejtësinë.

Ilir Meta është po i njëjti peshkaqen në politikë, i cili akuzohet e dyshohet se ka vrarë dhe ka prerë në Shqipëri, i cili ka vjedhur thesarin, gjë për të cilën është akuzuar publikisht nga Sali Berisha, aleati i tij i shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

Ilir Meta është po ai korruptuar, po ai kusar e bandit që e kanë akuzuar dje, nuk ka ndryshuar asgjë, thjesht dhe vetëm është dobësuar dhe ndodhet në panik nga burgu.

Ky e ka emrin Ilir Meta, i cili po përpiqet të sillet si politikan evropian, por në fakt nuk është asgjë tjetër, thjesht një “bandit” me kostum e kollare që na ka rënë taksirate ta durojmë deri sa Prokuroria e Posaçme (SPAK) ta neutralizojë.

Artikulli paraprakPropozimi Basha për asetet ruse/ Rusia kërcënon: Nëse sekuestroni pasuritë tona…
Artikulli tjetër40 mijë punëtorë kërkon turizmi sot, po aq ikin çdo vit nga Shqipëria. Pse dështuam edhe me indianët?!