Kuvendi i “paprekshëm” nga koronavirusi, Balla: Do të vazhdojmë punën normalisht

Grupi parlamentar i PS ka marrë vendim që Kuvendi të vazhdojë punën normalisht, pavarësisht vendimit të qeverisë për shmangien e të gjitha aktiviteteve me pjesëmarrje masive deri në 3 prill.

Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla tha se “Kuvendi do të vazhdojë normalisht punën ndaj të zbatojmë pikë për pikë rekomandimet dhe urdhrat e specialistëve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Nuk ka vend për panik, prandaj vazhdoni punën në komisione dhe seancë plenare”.

Në këtë mbledhje u miratua gjithashtu edhe rregullorja e Grupit Parlamentar.

Artikulli paraprakVjen konfirmimi, shkon në tre numri i të infektuarve me koronavirus
Artikulli tjetërNë kushte ankthi social gjendet ‘fajtori’…