Kush tha që lojrat e fatit janë mbyllur? Endri Prifti: Humba 50 milionë lekë në dy ditë në Tiranë

Këngëtari i njohur korçar Endri Prifti u ankua publikisht përmes një postimi se brenda vetëm dy ditësh, ka humbur miliona para në baste sportive në vetëm 2 ditë.

Në një reagim të ashpër në profilin e tij në Instagram, artisti denoncoi këtë veprimtari të paligjshme, që siç thotë nuk ka ndaluar ende në vend, pavarësisht masave të autoriteteve.

“Para një jave, duke ditur adrenalinën time mbas koncerteve, një grup shokësh shkojmë në një lokal dhe aty kishte lojëra fati, të cilat juve i ndaluat. Më morën për 2 ditë 15 milion kesh tek ky lokal në një zonë nga pazari i ri dhe nuk ju mjaftoi kjo por më futën në celular edhe 30 mijë euro baste sportive.

Mi futën pikë në kompjuter dhe tani duan lekët kesh. Kjo është e paligjshme, e padrejtë kanë vite të tëra që merren me mua me të njëjtën mënyrë…”, shkruan ai.

Për më tepër, rrëfen se ka pasur dhe një tjetër situatë problematike. 6 muaj më parë i kanë tërhequr dhe lejen e drejtimit. Endri I drejton një apel kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta, duke I thënë: “Ju lutem merrni masa për këto situata të turpshme në vendin tonë të bukur dhe në popullin tonë të pafajshëm”.

Artikulli paraprakBasha: Me kë do vijë Rama tek PD? Me Tomën? Me Gjushin? Me Avdylajt do të vijë? PD e do Ramën para drejtësisë
Artikulli tjetërPelosi nuk lejon Kongresin të votojë nëse duhet të hetohet Trump, reagon Shtëpia e Bardhë