Kush janë dy të rinjtë matjanë që u dhunuan barbarisht nga Policia

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi ka denoncuar dhunën e ushtruar nga Policia në Mat ndaj të rinjve të FRPD-së, në valën e protestave kundër zgjedhjeve të paligjshme. Në një postim në Facebook, Këlliçi shkrun se, kjo është një arsye më shumë për të protestuar nesër për Shqipërinë që duam”.

“Kejdi Premçi dhe Shkëlzen Xhetani, dy djem ndër më aktivët të FRPD-së Mat, u dhunuan dje barbarisht gjatë shoqërimit nga Policia e Sandër Lleshit tek ura e Matit. Lleshi dhe shefi i Lleshit, Edi Rama, do të mbajnë së shpejti përgjegjësi për çdo akt dhune ndaj të rinjve matjanë e kudo në Shqipëri.

Kjo është një arsye më shumë për të protestuar nesër për Shqipërinë që duam, për Shqipërinë si Europa, për Shqipërinë që meriton çdo qytetar i këtij vendi. Bashkë nesër, 21 qershor, ora 20:00

Artikulli paraprakLirinë e lëvizjes nuk na e sollën bastardët e Rilindjes!
Artikulli tjetërPublikimi i përgjimeve nga BILD dëshmon se zgjedhjet në Dibër u vodhën dhe dirigjent i skenarit ishte Edi Rama