Kush është njeriu që iu kapën 4 tonelatat e drogës

10 ton drogë janë kapur nga policia në Vlorë në orët e para të mëngjesit të sotëm, të cilat u gjendën në banesën e Armand Koçerrit.
Ky i fundit flitet se është një bashkëpunëtor i vëllezërve Habilaj dhe se operacioni ka ardhur pas urdhrit të kryeprokurorit Adriatik Llalla. Me gjasë dhe duke u mbështetur te të dhënat që kanë paraqitur autoritetet italiane.
“Fax News” raporton se është me profesion infermier. Sipas gazetares Egla Imeraj për “Fax News” ai është një djalë me integritet të lartë në qytetin e Vlorës. Deri më tani ai ka punuar si infermier në Spitalin Rajonal të Vlorës. Po kështu mësohet se ky lajm ka tronditur një pjesë të madhe të qytetarëve të Vlorës pasi Armand Koçerri gëzonte shumë respekt në këtë qytet.
“Rreth orës 3 e 30 gjithë sasia e drogës së kapur të transportohej drejt Drejtorisë së Policisë në Vlorë. Nuk mund të themi nëse sasia ka qenë 10 ton, akoma pa përfunduar peshimi. Dyshohet se mund të ketë një sasi droge e stazhonuar, pra ka qenë për një kohë të gjatë aty. Shtëpia e Armand Koçerrit është përdorur si magazinë droge. Armand Kocerri ishte punonjës i Spitalit Rajonal në Vlorë me detyrë infermier”, tregoi gazetarja Egla Imeraj.

Artikulli paraprakProkuroria: Përjashtuam Policinë e Shtetit nga aksioni i kapjes së tonelatave të drogës së Habilajve
Artikulli tjetërSkandal, Berisha publikon fotot e gazetarit të masakruar në Kavajë