Kush është “Escobari shqiptar” i lidhur me qeverinë që arrestua me 1.1 ton drogë nga Shqipëria në Turqi

Met Kanani, ose i njohur ndryshe si “Met shqiptari”, është baroni i drogës i cili u kap ditën e sotme gjatë një operacioni të madh antidroge në Turqi ku u sekuestruan 1.1 ton kanabis. Droga ishte future nga Shqipëria dhe kishte një vlerë prej 5.2 milionë euro
Media turke “Haberturk” e ka cilësuar Met Kananin “Escobar-i shqiptar” për sasitë e mëdha të drogës të lëvizura si dhe për për lidhjet e tij me politikanë shqiptarë.
Siç shkuan “Superhaber”, shqiptari u kap sot gjatë një operacioni të anti-drogës së Stambollit, teksa mbikëqyrte ardhjen e ngarkesës përmes detit në brigjet pranë Bodrumit, bashkë me 10 persona të tjerë.
Media turke “Hurryiet” shkruan se pas hetimit 6-mujorë policia arriti në përfundimin se droga mbërrinte në Turqi nga Shqipëria nëpërmjet Met Kananit.
Sipas informacioneve të policisë turke, kjo sasi e madhe droge do të transportohej në kryeqytet, Stamboll, e nga ku më pas do të shitej.
Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Met Kanani vihet në shënjestrën e autoriteteve të huaja. Mësohet se “Escobarit shqiptar” i është vënë nga pas më 29 nëntor të vitit të kaluar policia greke, por pa mundur ta kapë.

Si u kap në Turqi kanabis shqiptar 5.2 milionë euro
Një sasi prej 1 ton e 100 kg drogë e llojit kanabis është sekuestruar nga policia metropolitane e Stambollit, duke çuar në pranga 11 shqiptarë. Mediat turke bëjnë me dije se i përket të ashtuquajturit grupi “Met shqiptar”, nofkë kjo e marrë nga baroni ndërkombëtar i drogës Meta Kanan.
Ekipet e policisë shkëmbyen të dhëna me autoritetet shqiptarë në lidhje me dërgesat e drogës në fillim të këtij muaji.
Lënda narkotike është transportuar me anije dhe dyshohet nga Shqipëria, ndërsa autoritetet turke e kanë mbajtur grupin nën vëzhgim, përfshirë edhe kreun e bandës.
“Trt Habe”shkruan se droga është transportuar nga Shqipëria me jahte, ndërsa në operacion janë përfshirë 250 punonjës policie.
Hetimet për grupin kanë zgjatur rreth 6 muaj dhe në pranga kanë përfunduar edhe 4 organizatorët. Gjithashtu, mediat turke shkruajnë se autoritetet shqiptare nuk e kishin arrestuar kurrë personin e njohur me nofkën “Meta Kanan”, i akuzuar për trafik ndërkombëtare të drogës.

ek bilgi ve fotograflarla 1 ton 100 kilogram uyusturucunun ele gecirildigi operasyon polis kamerasinda 8815 dhaphoto6Vlera e sasisë së drogës në tregun me pakicë do t’i sillte grupit një fitim prej 25 milionë lirash turke, e konvertuar afërsisht prej 5.1 mln euro.
11 persona që janë në paraburgim duke përfshirë baronin e drogës. Gjatë operacionit, në pranga ka përfunduar edhe lideri i rrjetit, ‘Met Kanan’. Shqiptarët e arrestuar janë me iniciale R.D., R.S, B.L. dhe T.A., M. M., S.Z., M.G., Y.M., C.I. dhe S.U.

Artikulli paraprakRaporti/ Shqiptarët, më të varfërit! Të fundit në Europë
Artikulli tjetërShpërthimi i aeroplanit/ Inxhinieri humb jetën, e pabesueshme si shpëton piloti përmes flakëve me parashutë (Video)