Ky është 43 vjeçari që u gjet i vrarë sot në Memaliaj pasi informoi policinë për parcelat me kanabis

43 vjeçari Alket Muho që u gjet i vrarë me armë zjarri në Memaliaj të Tepelenës këtë të enjte, ka informuar policinë për disa parcela me kanabis në Memialj. Muho u gjet i pajetë në Rabie të Memaliajt, në fshatin ku edhe jetonte, ndërsa ngjarja u mbajt e fshehtë për më shumë se 12 orë nga policia.
Dyshimet e para lidhur me ekzekutimin e 43-vjeçarit lidhen me një sinjalizim të bërë nga ai disa ditë më parë te organet ligj-zbatuese.
Kohët e fundit, Muho informonte strukturat në Tiranë, pasi nuk gjente më mbështetje te policia lokale. Pikërisht, kështu ndodhi edhe në rastin e pak ditëve më parë.
Burime pranë grupit hetimor thanë se disa më parë, ai ka informuar SHÇKB-në e Tiranës lidhur me disa parcela me hashash. Pas kësaj, SHÇKB e Tiranës, më 4 shtator, ka informuar policinë lokale për të ndërhyrë në vendin e sinjalizuar. Këta të fundit kanë ndërhyrë dhe kanë asgjësuar 8 parcela me lëndë narkotike, me rreth 4.800 bimë.
Ndërkohë, ditën e sotme, Alket Muho është gjetur i pajetë. Nga këqyrja parapake e kufomës, ekspertët e policisë kanë vlerësuar se ai është qëlluar nga distanca.
Njoftimi paraprak i Policisë
Në afërsi të fshatit Rabie, Memaliaj në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. M., 43 vjeç, banues në Rabie, Memaliaj. Menjëherë pas marrjes së njoftimit në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Artikulli paraprakNgjarje e rëndë në Krujë, breshëri plumbash në drejtim të një automjeti
Artikulli tjetërVrasja për drogën, reagon Berisha: Bariun Alket Muhaj e ekzekutoi narkopolicia!