Kush e ka radhën ta përdorë Erion Veliaj?

Nga Bardhyl LONDO

Une televizionet pothuajse nuk i ndjek sepse e di cfare do te thone. Por nga fb mesoj se ai perdor emra te njohur publike per t’i perdorur.

E njoh shume mire kete praktike: atij nuk i mjafton puna qe ka bere dhe s’ka si t’i mjaftoje dhe perdor emra qe mund te kene nje fare ndikimi ne publik. Kete e kuptoj. Por nuk kuptjoj gjene tjeter: si ka mundesi qe keta personalitete pranohen te keqperdoren?

A jane te perdorshem per cdo pushtet politik apo nuk iu mjafton emri i tyre? Pas shperdorimit qe beri me artiste te shquar te Teatrit kur e prishi, ai po vazhdon me emra te tjere.

Lexova kohet e fundit emrat e Eli Fares, Artiola Toskes,Redi Jupit dhe u trishtova shume. Me sa duket keta ndiejne mungesa ne personalitetin e tyre dhe ndiejne nevojen e mbeshtetjes politike.

A kemi te bejme me nje shperdorim te personalitetit politik apo me nje skllaveri politike?

Nuk e di, nuk e di veç shija ime eshte shume e hidhur.

Artikulli paraprakPërlahen 368 mijë vaksinat e blera nga Ministria e Shëndetësisë, punonjësi e konfirmon: Nuk ka për momentin, presim…
Artikulli tjetërInceneratorët/ Alibeaj: Në mos sot, nesër këto letra janë të depozituara në SPAK dhe kush nuk vepron do të mbajë përgjegjësi