Kurti: Teatri u dënua me vdekje! Rama-Thaçi, qasje bashkëpunimi me Serbinë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një lidhje direkte nga Prishtina me emisionin “A-Show” të gazetarit Adi Krasta, u shpreh se, në Kosovë dhe Shqipëri ka politikanë që kanë qasje bashkëpunimi me Serbinë, duke iu referuar kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Kurti foli për Teatrin Kombëtar duke u shprehur se, Teatri u dënua me vdekje në gjyq nga një qeveri që favorizon privatin në dëm të shtetit. Ai u shpreh se Teatri u rrethua si kulla e Jasharajve. Këtë javë pritet vendimi i Kushtetueses për fatin e qeverisë së Kosovës dhe Kurti pohoi se do ta njohë këtë vendim nësë është në përputhje me kushtetutën. Ai akuzoi Thaçin se po ushtron trysni ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Kurti akuzoi Presidentin Thaçi se tentoi të përdore pandeminë për të kyer puç dhe marrë drejtimin e FSK-së, ndërkohë për aleancën fluide me Vjosa Osmanin për të cilën nuk i kurseu lëvdatat nuk mohoi një bashkëpunim në të ardhmen. Kreu i qeverisë së Kosovës foli edhe për ish ngarkuarin e Trump për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell, ku i kujtoi se asnjë zyrtar amerikan nuk e njeh më mirë Serbinë se Kosova.

Artikulli paraprakRevoltë dhe indinjatë e fuqishme ndaj qeverisë: Asnjë ndihmë nuk kemi parë! Ndihmat kanë shkuar ku ka vila
Artikulli tjetërPipero kundër masave të Ramës: “Tani duhet të hapemi sa më shpejt, plazhi nuk është rrezik trasmetimi”