Kurti: Kosova dhe Shqipëria me nivelin e papunësisë më të lartë në rajon

Kryetari i opozitës, Basha deklaroi sot pas një takimi me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se “qeveria e Kosovës” do të ketë mbështetje të plotë të PD për vendimet që ajo do të marrë”.

Takimi mes Kurtit dhe Bashës erdhi pas vizitës së parë në Shqipëri si Kryeministër të Kurtit dhe në një kohë që Kosova është në prag të vendimit që ajo do të marrë në lidhje me taksën 100% ndaj produkteve serbe.

“ Kuvend e qeveri do bashkëpunojmë, në mënyrë që Kosova dhe Shqipëria të jenë në nivel historik për qytetarët tanë, që siç e dimë janë varfërinë dhe papunësinë më të madhe në rajon. Është obligimi jonë të jemi në shërbim të qytetarëve, për të ngritur dinjitetin dhe integritetin e tyre”, tha Kurti.

“ Prioritetet tona janë të qarta për kosovarët. Do bëjmë gjithçka për të ndihmuar në lëvizjen e lirë, për të ndalur shpopullimin. Mbështetje të fuqishme për njohjen ndërkombëtare të Kosovës, ashtu si dhe heqjen e vizave. Kosovarët dhe Kurti mund të mbështeten plotësisht te PD dhe opozita e bashkuar”, tha Basha.

Po sot, Presidenti i Republikës Ilir Meta priti në një takim të përzemërt Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Pasi e uroi për marrjen e detyrës së lartë të Kryeministrit dhe për sa më shumë suksese në të mirë të Kosovës, të popullit të saj dhe të ardhmes sonë europiane, Presidenti Meta i tha Kryeministrit Kurti se: “Qeveria e tij i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull pozitiv i mirëqeverisjes në rajonin tonë”.

Kreu i Shtetit vlerësoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë të shkëlqyera e vëllazërore.“Bashkëpunimi midis dy vendeve konsiderohet strategjik, stabilizues për rajonin dhe orientues për perspektivën euroatlantike.

Duhet të konkretizojmë Partneritetin Strategjik me Kosovën, duke e bërë atë një model dhe inkurajim për bashkëpunimin rajonal”, – tha Presidenti Meta.

Shengeni Ballkanik duket se ka shkaktuar përplasjen e parë mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij nga Kosova, Albin Kurti. Në konferencën e përbashkët për mediat, kryeministrat Rama e Kurti i janë përgjigjur interesit të medias lidhur me minishengenin Ballkanik.

Por ndërsa Albin Kurti foli për makroshengen shqiptar, kryeministri Rama theksoi prerazi, se s’ka makroshegenin shqiptar pa minishengen Ballkanik.

“Ky është takimi i parë, ka edhe shumë tema që do i trajtojmë në të ardhmen, kjo ishte një temë që e trajtuam, por shkurtimisht. Takimi sot ishte më parë për makroshegenin shqiptar, se për minishengenin Ballkanin. ” – u shpreh Kurti, ndërsa kryeministri Rama shprehu prerë qëndrimin e tij ndërsa tha se ai beson se nuk ka makro shengen shqiptar, pa mini shengen Ballkanik.

“Është e vërtetë që në këtë pikë, ne kemi një diskutim për të cuar përpara. Unë besoj s’ka makroshegenin shqiptar pa minishengen Ballkanik, edhe pse këtë ‘mini’ nuk e di kush ja vuri por, unë edhe për shkak të gjatësisë s’jam i prirur për gjëra mini.

Besoj që makroshegeni shqiptar është i lidhur ngushtësisht me atë rajonal. Nëse ne jemi të harmonizuar në ndërveprimin tonë, c’ka do bëjmë çmos që të jemi, na hapet rruga që eshtë e mbyllur prej të gjitha viteve për një hapsirë të përbashkët mes dy shteteve. Për lëvizje të lirë mes nesh, c’ka deri dje ishte e paimagjinueshme, për shkak të rezistencës të gjthë vendeve, jo vetëm Serbisë.

Sot është vetëm në dorën tonë, dhe dua ta them me plot gojën se këtë rezistencë unë e kam thyer. Askush as Serbia dhe as vendet e tjera nuk na thonë dot se po bëjmë Shqipërin e madhe, nëse heqim kufirin.

Ndaj e kam diskutuar me kryeministrin të fillojmë nga puna me të gjitha agjencitë që garnatojnë aspektet e sigurisë, sipas modelit të Shengenit dhe me të gjitha agjencitë e tjera që duhet të lirojnë tregtinë nga barrierat e panumërta” deklaroi Rama.

Artikulli paraprakBasha: Kryeministri Kurti dhe Kosova mund të mbështeten plotësisht tek PD sot në opozitë dhe nesër në qeveri
Artikulli tjetërPër tradhëtarin e Kombit, Shqipëria dhe Kosova janë vasalë të Serbisë së Madhe!