“Kurbani i radhës për aferën e inceneratorëve po bëhet gati”- Lulzim Basha paralajmëron dhe i bën thirrje SPAK

Në një konferencë me gazetarët, Basha paralajmëroi se po bëhet gati kurbani i radhës për këtë aferë, me shpresën që të shpëtoje koka e kësaj afere.Kryedemokrati shprehu mbështetjen maksimale që Partia Demokratike i jep SPAK në hetimin e çështjes së inceneratorëve, që siç shprehet Basha po zhvat shqiptarët.

“Puna e nisur në këtë drejtim është përshëndetur ditën e parë, por qartësisht është e pamjaftueshme duke shprehur mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike, të opozitës, timen personalisht. Ju kërkoj të veprojnë pa humbur kohë për të ndaluar vazhdimin e vjedhjes së parave të shqiptarëve. Jua kam thënë dhe jua përsëris, që vazhdimi i pagesave ndaj atyre që me të drejtë organet e drejtësisë i kanë rrethuar me shiritin e verdhë skenë krimi është një  krim më vete.

Natyrisht rëndon mbi ata që bëjnë pagesat, por pa pikë diskutimi SPAK duhet të përdorë të gjithë instrumentet e ligjit në mënyrë që asnjë qindarkë më shumë mos t’ju paguhet këtyre grupeve kriminale dhe në fakt është një grup kriminal me një kokë. Po kështu i kërkoj  të veprojnë sot me arrestimin e përgjegjësve, nuk mjafton arrestimi i bishtit, nuk mjafton shpallja në kërkim ndërkombëtar e Stela Gugalljas dh Klodian Zotos.

SPAK-ut i bëj thirrje mos të presë që Edi Rama të shkarkojë  ministrinë radhës pastaj ta arrestojë. E qartë është që kurbani I radhës për këtë aferë po bëhet gati me shpresën që të shpëtojë koka e kësaj afere, por nuk ka shqiptar, nuk ka njeri me dy pare mend në kokë mos ta kuptojë që e gjithë kjo skemë korruptive nuk mund të ndërtohej, nuk mund të të zbatohej dhe nuk mund të  sillte këto përfitime pa miratimin e Edi Ramës.

Ndaj kjo është thirrja që kam ndaj SPAK-ut. Ndërkohë Komisioni Hetimor e ka të qartë planin e hetimit dhe do të procedojë nga dita e nesërme e do të vazhdojë të procedojë drejt kësaj afere”, tha Basha nder te tjera.

Artikulli paraprak“Trekëndëshi i Bermundës s’e do reformën” Basha: Ku u zhduk Berisha të enjten, pse nuk votoi kundër zgjatjes së Vettingut
Artikulli tjetërKur i akuzuari si kryhajdut thërret, kapeni hajdutin!