Kujdes, mos u besoni, reagimi i fortë i ish-Kryeministrit Berisha

Nga Sali BERISHA

Kujdes, mos u besoni!!

Edvin Rrenci, Arben Malavita (Blushi), Ymer Çorapja(Baze) shpallen shpifës me certifikatë ndërkombëtare!

Parlamenti Europian me raportin e tij të djeshëm për dizinformimin dhe krijimin e lajmeve të rreme në Ballkanin Perendimor u bëri shqiptarëve një shërbim të madh dhe historik.

Po pse e them unë këtë.
 

Miq, ai u bëri shqiptarëve një shërbim historik sepse me këtë raport, tempulli i demokracisë europiane në një praktikë që njihet si “name and shame” shqip “nxirja emrin dhe turpëroje”, certifikoi botërisht apo si të thuash u dorëzoi certifikatën e turpit, të shpifësit, të krijimit të lajmeve të rreme, ‘fake news’ dhe shpërndarjes së tyre Edvin Rrencit dhe dy lakenjve kryesor të tij e mediave të tyre Arben Malavitës të teleblushit (tch) dhe Ymer Çorapes të Temës së tij.

Ky akt, shpallja e Edvinit si shpifësi numër një në Shqipëri është historik sepse Rama bëhet kryeministri i parë në botë që damkoset nga tempulli i demokracisë europiane si gjenerator i lajmeve të rreme dhe dizinformimit në vendin e tij.

Është historik jo se shqiptarëve nuk u është thënë apo se ata nuk e dinin se Edvin Renci dhe dy lakenjtë e tij Arben Malavita dhe Ymer Çorapja janë shpifës të lindur, të cilët në çdo fjalë nxjerrin një gënjeshtër.

Miq, sot ndjehem i lehtësuar se mijëra herë në statuset e rrjetit tonë kam denoncuar qindra e mijëra shpifje e gënjeshtra të Edvin Rrencit dhe puthadorëve të tij Arben Malavita e Ymer Çorapja.

Por certifikata e shpifësit me të cilën i damkosi ata Parlamenti Europian është para se gjithash një thirrje e paanshme miqesore nga Europa për qytetarët e këtij vendi: mos u besoni shpifësve tuaj kongenital të certifikuar nga ne dhe që janë Edvin Renci, Arben Malavita, Ymer Çorapja.

Artikulli paraprakRama humbi gjyqin me Beketin, nis bllokimi i llogarive shqiptare në botë
Artikulli tjetërZëri i Amerikës: Java më e keqe në Shqipëri nga Covid-19, 112 viktima dhe 5.501 raste të reja