Ku u blenë votat dhe pse?

Nga Erion DASHO

Kur sheh rezultatet për votat e kandidatëve, pamja bëhet shumë e qartë.

Janë blerë vota në Tiranë, Durrës dhe Elbasan sepse aty PS kishte mundësinë më të madhe për të krijuar diferencën me PD-në.

Janë blerë vota edhe në Lezhë dhe Shkodër sepse aty duhej ulur diferenca (PD në një konkurrim të ndershëm mund të arrijë një rezultat +3 në të dy qarqet).

Në 7 qarqet e tjerë, aty ku nuk ka as edhe çudira në rezultate, nuk ka patur nevojë të investohet në blerje votash sepse rezultati ka qenë i përcaktuar dhe shumë i vështirë për t’u ndikuar.

Për komentuesit që kanë qejf të hyjnë në debate të kota, nuk po pretendoj se zgjedhjet u fituan nga njëra palë apo u humbën nga tjetra për shkak të blerjes së votës, por po shpreh bindjen time se, bazuar tek leximi i rezultateve, blerja e votave është 100% e sigurt që ka ndodhur masivisht në pesë qarqet e mësipërm.

Turp më të madh për Shqipërinë e shekullit të 21-të që ende pretendon të hyjë në Europë, nuk mund të ketë…

Artikulli paraprakBerisha: Mehmet Greca nuk është vetëm “ujku” i kokainës, por edhe “ujk” i blerjes së votave për Taulant Ballën
Artikulli tjetërMerret vendimi, Juventus-Atalanta do të luhet me tifozë në stadium