Ku po shkon arsimi?

“Arsimi, ku ishim, ku po shkojmë”, ky është botimi më i fundit i pedagoges Majlinda Keta, e cila thotë se ky libër është një përmbledhje e të gjitha shkrimeve të saj lidhur me problematikat e sistemit arsimor në vendin tonë.
Keta thotë se arsimi është e vetmja pronë e përbashkët që i ka mbetur vendit, dhe se disa protagonistë që kanë kountribuar në këtë fushë nuk duhet të harrohen. Pedagogia thotë se një nga problemet më shqetëuese me të cilat ndeshet arsimi është ndikimi i politikës në këtë sistem, me stategjitë që ndryshojnë njëherë në katër vite. Keta shprehet se edhe në rast se Shqipëria kopjon modelet më të mira ndërkombëtare të arsimimit, për tu aplikuar nevojiten një sërë studimesh për të qenë të suksesshme.
“Arsimi është e vetmja pronë e përbashkët që na ka mbetur,vendi do të progresohet vetëm në rast se ka njerëz që e duan këtë vend, jo nga politikanët. Çdo herë që ka ritacion politik ndryshohen dhe strategjitë e arsimit. Unë kam vite që kam bërë një ftesë, le të bejmë një strategji kombëtare të arsimit, e cila të ruhet në vite. Vetëm në vitin 2005 ka ndodhur kjo që të ketë pasur një rotacion politik dhe të jenë mbajtur strategjitë e arsimit, ku zoti Berisha me ardhjen në pushtet nuk e ka ndryshuar strategjinë, edhe pse më pas ka pasur devijanca.
Ndryshimet sjellin dëme te burimet njerëzpore, ku përmes strategjive justifikohen dhe largimet nga puna të mësuesve, ndryshe nga sa ndodh në çdo vend të botës. Ne kemi hequr dhe 100 drejtorë të shkollave në një ditë, heqim mësues për bindje politike, ky dëm i madh ka bërë që arsimi të jetë pa gjeneralë dhe pa oficerë cilësorë.

Po ashtu ka pasur shumë dëme dhe në zgjedhjen e kurrikulave, të cilat ndryshohen pa asnjë strategji. Sot për të bërë një tekst shkollor është shumë e thjeshtë, dikur duhet të mblidheshin kokat e dijes për ti ndërtuar kurrikulat. Sigurisht është mirë që ka një liberalizim të dijes po kjo nuk mund të bëhet në dëm të autorëve. Ne zgjedhim një vit autorin x për matematikën, dhe vitin jetër një autor y. Sot ne kemi studentë që shkuajnë Shqipëri me shkronjë të vogël. Fëmija është ai që humb më së shumti.
Përcaktimi i modelit që duhet të ndjekë Shqipëria, ne i marrim gjithnjë pas vizite që bën një ministër në një shtet tjetër dhe vjen në Shqipëri duke thënë se do ta zbatojë në vendin tonë. Ti mund të gjesh modelin më të bukur, po duhet të dish nëse mund ta sjellësh në vendin tonë.
Është njësoj si të sjellësh një lule nga vendet e nxehta dhe të thuash se pse nuk rritet në vendet e ftohta. Në çështjen e modelit britanik, të vjedhësh vetëm përkthimin e tekstit është një gjë e gabuar. Ti duhet të analizosh të gjitha mundësitë që mund të aplikohet ose jo. Të vjeshësh një model edukmi lidhet dhe me sistemin ligjor, dhe kryefjala është nga përqindja që zë në GDP e vendit arsimi”, u shpreh Keta.
Po ashtu pedagodia ka komentuar dhe problematikat që ndeshen në këtë vit të ri arsimor, dhe nismën e qeverisë për të dhënë libra falas , që më pas do të duhet të kthehen mbrapsht nga ana e nxënësve. Keta tha se kjo është një barrë shumë e madhe dhe për mësuesit të cilët do të duhet të kujdesen dhe për librat e nxënësve.
“Kush ma heq mua të drejtën që tia ruaj librin e abetares së klasës së parë vajzës sime, ku ka marrë vlerësimet e para? Unë atë libër dua që t’ua jap mbesave të mija, si një kujtim shumë të bukur. Nuk është e vërtetë që librat janë falas, sa kohë që duhet të kthehen.
Çfarë lloj kulture me librin kanë fëmijët shqiptar? Ne si politikbërës na duhet që të bëjmë politika, që të kemi një përllogaritje se një pjesë e librave mund të dëmtohen. Mësuesi nuk mund të jetë polic”, u shpreh më tej pedagogia.

Artikulli paraprakPija magjike e dobësimit ekziston!
Artikulli tjetërShqipëria, shembulli më i hidhur i padrejtësisë sorrosiane