Ku i çoi Velina 5 milionë eurot e taksës së Arsimit

Në vitin 2016, sipas Buxhetit të Bashkisë, ajo ka mbledhur 650 milionë lek (4.8 milionë Euro) vetëm nga Taksa për Infrastrukturën Arsimore, lekë të cilat duhet të destinoheshin për përmirësimin e infrastrukturës së shkollave. Por sot e kësaj dite asnjë nga shkollat publike nuk ka përfituar asnjë fond per te siguruar kushtet minimale të ngrohjes në këto ditë dimri për të vijuar normalisht mësimin.
Megjithëse me 4.8 milionë Eurot e grumbulluara mund të pajiseshin me ngrohje 137 shkolla, Bashkia nuk ka gjykuar të arsyeshme të pajisë me ngrohje asnjë shkollë ku mungon ngrohja, duke i lënë nxënësit në mëshirë të të ftohtit.
Por këtë gjë nuk do ta dëgjoni në asnjë media, sepse milionat e Eurove që duhet të shkonin për ngrohjen e shkollave, kanë shkuar për blerjen e mediave, që ato mos flasin asnjë fjalë për këtë skandal.

Artikulli paraprakNuk duan zgjedhje, vritet reforma elektorale
Artikulli tjetërBashkia e Pogradecit mbledh dhe strehon endacakët e të pastrehët