KS: Sulm barbar dhe frikacak

Në një deklaratë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara bëhet fjalë për një “sulm terrorist barbar dhe frikacak”. Terrorizmi është një nga kërcënimet më të mëdha për paqen botërore dhe sigurinë ndërkombëtare, thuhet në deklaratë.
Edhe nga Europa vijnë mesazhe mbështetjeje për Francën në këtë ditë të rëndë. Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker shkroi se, “ne do ta luftojmë brenda dhe jashtë BE-së terrorizmin. Bashkësia ndërkombëtare qëndron e bashkuar ‘kundër dhunës dhe urrejtjes’”. Ndërsa presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk e siguroi Francën për mbështetjen. “Ne e dënojmë këtë tragjedi dhe do ta vazhdojmë luftën tonë kundër ekstremizmit dhe dhunës”. Liderë të Samitit aziatik-europian të mbledhur në Ulan Bator e dënuan sulmin.
Në Francë sundon zija dhe tronditje e thellë për sulmin e ri. Presidenti francez, François Hollande paralajmëroi kundërgoditje të fortë. “Franca u sulmua në ditën e Festës Kombëtare, e cila simbolizon lirinë. Asgjë nuk do të na bëjnë të zbusim luftën kundër terrorizmit. Ne do t’i përforcojmë aksionet tona në Siri dhe Irak. Do të godasim ata që na sulmojnë në tokën tonë”.

Artikulli paraprakTrump: Luftë botërore terrorit nëse fitoj
Artikulli tjetërGabimi i policisë me vrasësin