Foto/ Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve shkel urdhërat që nxjerr vetë, ndërsa qytetarët gjobiten

Që prej mesit të muaji Tetor mbajtja e maskës në çdo hapësirë publike është bërë e detyrueshme, edhe pse vendimi i Komitetit të Ekspertëve u prit me polemika nga vetë qytetarët. Por u pëlqen apo jo, shumë prej qytetarëve e mbajnë maskën, edhe pse jo në mënyrën e duhur, ndoshta edhe për ti shpëtuar gjobave të punonjësve të Policisë, të cilët mund ti ndeshësh në çdo cep lagjeje.

Por vetë ajo që ndodhet në krye të grupit të Ekspertëve, Mira Rakacolli, që del çdo javë në ekran duke theksuar rëndësinë e mbajtjes së maskës, është shfaqur pa të në rrugët e kryeqytetit. Siç shihet dhe në foton e mëposhtme, Rakacolli e cila shihet krah për krah me një zonjë tjetër, nuk mban maskë, për arsye që nuk dihen.

Të njëjtat eksperte dalin në ekran për të dhënë shembullin e tyre me maskë, edhe pse janë të vetme në dhomën ku bëjnë lidhje skype, ama nëpër rrugët e kryeqytetit ku popullimi është i madh, ato dalin tërësisht të ekspozuara.

Nuk dimë se cili është justifikimi i zëvendësministres, por siç e kanë zakon politikanët në Shqipëri të marrin shembuj nga jashtë, me etiketimet ”ndodh në të gjithë botë”, minimumi që do të bënte një zyrtar i jashtëm është të kërkonte ndjesë pas kësaj fotoje.

mira rakacolli

Artikulli paraprakArkitekti i njohur humb betejën me Covid-19
Artikulli tjetërReshjet shkaktojnë dëme në Shkodër! Bllokohen rrugët, ndërpritet energjia në Velipojë e Dajç