Kryeredaktori i “RD” tregon në ‘Opinion’ dhunën nga policia në protestën e opozitës

Kryeredaktori i gazetës ‘Rilindja Demokratike’, Blendi Kasmi është shprehur se në protestën e të shtunës, organizuar nga opozita e bashkuar, ku dhe u dhunua nga unifromat blu, ka qenë si gazetar dhe jo si protestues.
Kasmi në studion e emisionit ‘Opinion’, tha se u gjen në një pozicion jo të duhur, ndërsa ishte duke realizuar disa fotografi për t’i postuar menjëherë në versionin online të gazetës së RD-së.
Kryeredaktori deklaroi se sulmi ndaj tij erdhi për shkak të detyrës, pasi ishte i vetmi që u sulmua. Në lidhje me shtyrjen e paretës metalike të gardhit rrethues, tha se nuk kishte rrugë tjetër, pasi duhej të shpëtonte se situata u vështirësua, duke nënkuptuar se nuk ishte pjesë e protestuesve, por pjesë e shtypit.
“Shkopi që më goditi nuk është i gomës, por është një shkop metalik hekuri. 10-15 cenitmetrat e para që i paska gome, ky shkop, pjesën e tjetër e ka prej hekuri. Ai është një shkop me hekur“,- tha Kasmi.
Kryeredaktori i RD-së, tregoi në lidhje me atë se ccfarë bëri gjatë kohës kur u godit nga policia në kokë, gjatë kohës që po raportonte për gazetën që drejton prej disa vitesh.

Kasmi22 1

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërJa kush është deputeti i PS me 1.8 milionë euro pasuri që Rama i jep ndihmë ekonomike