Kryemadhi zbulon emrin e doktoreshës që mban kartelën e psikopatisë së Ramës

Kryetarja e LSI, Kryemadhi ka zbuluar në Parlament se kush është doktoresha që ka kartelën e psikopatisë së Ramës. Kryemadhi përmendi emrin e doktoreshë, Mira Kacolli. “Eshtë kjo doktoreshë që ka kartelën e tij”, tha Kryemadhi.
Ajo ka sqaruar më tej se edhe bashkëhsorti i kësaj doktoreshë është doktor dhe e kuron Rramën nga astma. “I bëj thirrje të mos pijë drogë se i bën keq për astmën”, tha Kryemadhi. Kryetarja e LSI ka qenë mjaft e ashpër me Ramën.
Ajo ka kërkuar që në vetingun politik të futet një pikë, ajo e kontrollit të gjakut të politikës. “Kjo është e domosdoshme për të kuptuar që kemi një njeri që drejton qeverinë i droguar”, tha Kryemadhi. “Psikopatia e tij e bën që të adresohet drejt dhunës”, tha ajo.
Kryemadhi është shprehur se pengesa kryesore e Vetingut në politikë është kryeministri Edi Rama, të cilin e cilësoi peng të spaçatoreve, ndërsa shtoi që përfundimi i tij është gijotina e SPAK.
Si mund të pranojë Edi Rama, Vetingun në politikë, tha Kryemadhi, kur problemin e parë e ka më bashkëshorten e tij që drejton një bankë dhe një off shore?!
“Si mund të pranoj Edi Rama vetingun politik, ku e di që është personi i parë, gijotina e parë e SPAK-ut.
Si mund ta pranojë Vetingun në politikë, kur problemin e parë e ka me vëlain e tij?!

Si mund ta pranojë Vetingun në politikë, kur koncensinet që iu vidhen shqiptarëve, nuk dihen ku shkojnë?!
Si mund ta pranojë Vetingun në politikë, kur ai është gijotina e parë e SPAK-ut dhe sistemit të drejtësisë?!
Unë mendoj se këtij Vetingu t’i shtohet dhe analiza e drogës. Mirë dje kishte ardhur me antiplumb, por ai është edhe peng i “mallit” që i shesin!
Mirë që kishte ardhur në kuvend me antiplumb, por është peng i llojit të mallit që merr. Prej 20 vitesh është fshehur kartela mjekësore nga ministrja e Shëndetësisë. Nuk e pranon dot këtë gjë se kërkon se gjithë shqiptarët kërkon t’i fusë në këtë vorbull. Në 20 vite kemi dëgjuar për një njeri që merr vesh për çdo gjë, por në fakt merr vesh vetëm nga psikopatia që dhunon njerëzit e tij të afërm. Edi Rama është bërë si këto shtojzovallet e pyjeve që i shkelin syrin njëri tjetrin.
Po ashtu, i duhet edhe kartela mjekësore. Po karta mjekësore fshihet nga mjekja Mira. Ai s’mund ta pranojë këtë, se ka problem shumë të madh, përballjen me vetveten”, u shpreh Kryemadhi.

ramaa

Artikulli paraprakUshqimet që ju rrisin përqëndrimin
Artikulli tjetërRama, dy ditë që nuk shkel në Kuvend, goditja me vezë dhe studentët e kanë rrënuar