Kryemadhi: Rama ka një axhendë politike antieuropiane dhe antishqiptare!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar kërkesën e kryeministrit Rama për të shtyrë deri në mars gjendjen e jashtëzakonshme. Në një prononcim për mediet, Kryemadhi theksoi se, Rama po mundohet të shmangë zgjidhjen e krizës politike, ndërsa shtoi se ai ka një axhendë politike antieuropiane dhe anti shqiptare.

“Kryeministri kërkon të mbulojë në mënyrë të vazhdueshme fatkeqësinë e tërmetit, për ta larguar dhe për të kaluar në një situatë tjetër për t’u mbyllur gojën mediave dhe për të qëndruar larg zgjidhjes së krizës politike.

Kërkesat e qeverisë nuk janë gjë tjetër vecse një largim ndaj 9 kushteve të Bundestagut, një largim nga problemet që ka sot Shqipëria, duke filluar me atë që në pranverë Këshilli Europian kërkon të ecë përpara me çeljen e negociatave, dhe të largojë sa më larg Shqipërinë nga BE”, deklaroi ajo, pas tryezës së opozitës për lirinë e medias, ku lajtmotiv ishte ligji censurë i qeverisë për mediat, që të këtë javë kalon për votim në parlament.

Artikulli paraprakBrexit po vjen – reagime nga ekonomia gjermane
Artikulli tjetërSocialistët votuan për shkarkimin, deklarata e fortë e Arben Malajt: Ky është gjyqi i atyre që…