Kryemadhi: Rama ka destabilitet mendor, kapi Prokurorinë dhe tani do të marrë edhe FSHF-në

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka akuzuar ashpër Kryeministrin Rama për uzurpimin e institucioneve.
Gjatë një konference për mediat, Kryemadhi tha kryeministri ka një destabilitet mendor. “Ne e themi përsëri se jemi gati për t’u ulur dhe futur Parlamentin në shinat kushtetuese, sepse historia politike e Kryeministrit që ka një destabilitet mendor, tregon se e ka kthyer në instrument uzurpimin e institucioneve shtetërore; ai detyroi Visho Ajazin të japë dorëheqjen, kapi Prokurorin e Përgjithshëm dhe tani do të marrë edhe Federatën e Futbollit. Ka dashur të marrë dhe universitetet. Person që ka probleme të mëdha, por ne nuk kemi pse të jemi pjesë e kësaj…”, tha Kryemadhi.
Kapjen e reformës në drejtësi nga Rama, Kryemadhi e ka ilustruar edhe me emrin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjonçaj, i cili ka qënë bashkëpunëtori më i afërt i Saimir Tahirit edhe për tenderat e Ministrisë së Brendshme.
“Më kot BE-ja ka harxhuar miliona, tha Kryemadhi, sepse del Genc Gjonçaj dhe hedh poshtë konsulencën e BE-së dhe vendos konsulencën e tij. Ne duhet të jemi shumë të hapur për të treguar sesi reforma në drejtësi ëhstë e kapur nga një grup i strukturuar kriminal dhe ne po i afrojmë një shans, qeverisë.”
Po ashtu, kryetarja e LSI i ka kthyer përgjigje Ramës edhe për ironinë që ai përdori duke e emërtuar opozitën si “ÇÇ”, bashkim i Çadra dhe Çizmja.
“Sa i përket asaj ÇÇ-së, theksoi Kryemadhi, Çizmes së krimit të organizuar, me çizme do t’i përgjigjen shqiptarët dhe Rama e di këtë më mirë nga të gjithë”.

Artikulli paraprakShqiptarët në 25 vendet e para që e paguajnë benzinën më shtrenjtë se pjesa tjetër e botës
Artikulli tjetërProtesta për të çliruar vendin nga krimi. Arrestimi i Tahirit çon Ramën para drejtësisë