Kryemadhi përlotet/grupe kriminale kanë kërcënuar familjen presidenciale dhe vajzën e tyre

Kryetarja e LSI-së ka deklaruar se grupe të krimit të organizuar të kontrolliuar nga politika kanë kërcënuar familjen prseidenciale. Kryemadhi ka deklaruar se kërcënimi ka aritur deri tek fëmija e familjes, vajza Bora. Kryemadhi është emocionuar kur i janë kërkuar më shumë detaje, ndërsa është shprehur se e ka dërguar vajzën në një kolegj jashtë vendit ku ëhstë nën kontroll përsa i përket sigurisë.
Kryemadhi ka pasur një moment kur është emocionuar dhe përlotur në studio. E pyetur për llojin e kërcënimeve, Kryemadhi nuk ka dhënë shumë detaje, por deklaroi se askush nuk do të mund ti mbyllë dot gojën asaj. E pyetur nëse kishte bërë denoncim në polici, Kryemadhi tha se policia është vënë në dijeni, por deri tani nuk ka bërë të mundur identifikimin e kërcënuesve. Drejtuesja e LSI-së u shpreh se ka pasur segmente policisë që e kanë shtyrë përpara hetimin.
“Vajzën e vogël, e kam dërguar në shkollë jashtë me konvikt e izoluar, sepse nuk dua që ajo të rrezikojë, sepse duhet të garantoja jetën e vajzës. Unë jam kërcënuar në rrjetet sociale, e jo vetëm”, u shpreh ajo, duke shtuar se edhe pse ka kontaktuar me policinë nuk ka besim në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, e po mundohet t’i zgjidhë vetë këto çështje.
Më tej ajo shprehet se Meta nuk do që të shprehet rreth kësaj çështje.

“Nëse Meta do të ishte më i vërtetë me publikun do të ishte më i mirë, por për të është më i rëndësishëm imazhi i institucionit sesa loja politike”, tha ajo.
“Jeta e një politikane mund të duket e bukur, por edhe ajo është e vështirë. Do të doja që të isha Zonjë e Parë, e besoj do ta bëja mirë këtë rol, por dua që të qëndrojë LSI deri sa të rinjtë të jenë gati për ta drejtuar”, u shpreh Kryemadhi.
“Fëmijët nuk kanë përse të paguajnë për prindërit e tyre”, u shpreh Kryemadhi. “Kjo ëhstë mënyra që kanë menduar për të më thyer mua”, tha Kryemadhi që paralajmëroi se do të gjejë zgjidhje për këto kërcënime.
Monika Kryemadhi e ftuar në studion e “Open” ka mohuar që ta ketë njohur Klement Balilin, teksa pretendimin se Meta është takuar me të, ajo thotë se edhe Saimir Tahiri, e persona të tjerë publikë e kanë takuar atë, por kjo s’nënkupton asgjë.
“Nipi i Klement Balilit, Rigelsi ka qenë kandidat i përbashkët për kryetar bashkie. Por ai s’mban përgjegjësi se çfarë bën xhaxhai të tij, e as unë s’mbaj përgjegjësi për çfarë bën Rigels Balili. Asnjë prej kandidatëve të LSI nuk ka qenë i përfshirë në krime. Nuk jam policia që t’i bëj CV njerëzve. Nëse Rigels Balili ka probleme, ne si LSI i themi largohu. Një person që është anëtar i LSI, ose jo, dhe ka indicie se ka shkelur ligjin, të dalë e të përballet para ligjit”, u shpreh Kryemadhi.
Duke iu përgjigjur pretendimeve se ka një qëndrim të koordinuar me Metën, Kryemadhi thekson se ajo nuk e takuar Klement Balilin e nuk e njeh atë, duke shtuar se as Metën nuk e ka takuar prej dy ditësh.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërProtesta e studentëve, vazhdon ngujimi në të gjithë Shqipërinë