Kryemadhi: Nuk jam si Rama që qan me lot krokodili dhe…

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin ‘Open’ ka komentuar situatën në të cilën ndodhet vendi.

E pyetur për mungesën e saj në media gjatë kësaj periudhe, Kryemadhi tha se ajo është gjendur çdo ditë pranë shqiptarëve në nevojë, por nuk bën show dhe nuk kërkon të përfitojë nga fatkeqësitë siç bën Edi Rama.

Nuk ndiej mëshirë për Edi Ramën por për shqiptarët. Unë tani mendoj se më e rëndësishme është që çfarë do të bëjë Edi Rama për ata 13 mijë shqiptarë që kanë mbetur pa shtëpi, apo për 51 viktimat që humbën jetën për faj të Edi Ramës, se sa aktive është Monika kryemadhi.

Monika Kryemadhi burrë dhe grua kanë qenë solidare në aktivitet financiar në ndihmë të banorë, solidaritet njerëzor dhe nuk bën show.

Gjatë kësaj kohe kemi parë se si Edi Rama bisedon me një qen, shohim ERTV live se si ai bullizon njerëzit me aftësi të kufizuara, se si bën show me fëmijët duke takuar ata me fëmijët. Ndiej dhembshuri dhe ndihem përgjegjëse që i kam dhënë këtij vendi në 2013-n një kryeministër të papërgjegjshëm, i cili kërkonte përfitojë nga fatkeqësia e Shqipërisë në 26 nëntor.

Unë nuk jam si Rama që aj me lot krokodili. Ne kemi bërë politikë në çdo moment, dhe nuk kemi bërë propagandë as unë dhe as zoti Basha’, u shpreh Kryemadhi.

Artikulli paraprakTrump: Greta të qetësohet dhe të shkojë në kinema me një shok apo shoqe
Artikulli tjetërFaqja e pare