Kryemadhi: Basha, Kryeministër, opozita fiton mbi 100 mandate në zgjedhje

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi komentoi në Çim Peka LIVE komentoi edhe spekulimet se kush do jetë kandidat për kryeministër i opozitës së bashkuar.

“Lulzim Basha është kandidati i opozitës së bashkuar për kryeministër. Ai është kryetari i opozitës, ai do jetë kryeministër,” tha ajo.

Ajo i quajti thashetheme rrugësh lajmet se Ilir Meta do të lërë presidencën dhe do të marrë postin e kryeministrit. Por ajo nuk e rrëzoi mundësinë që Ilir Meta të marrë postin e ministrit të Brendshëm.

“Po e pati qejf Ilir Meta…,” tha ajo, duke shtuar se kjo është çështje e marrëveshjeve politike. Kryemadhi foli për doza dashurie mes Bashës dhe Metës, ndërsa tha se më të mirë se Basha nuk ka. Sipas saj, sondazhet tregojnë se opozita fiton mbi 100 deputetë në këto zgjedhje.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e ftuar në Çim Peka LIVE, komentoi një moment të mbledhjes së Këshillit Politik.
Në mënyrë paradoksale, edhe pse ndryshimet kushtetuese janë bërë nga PS, përfaqësuesi i saj, Damian Gjiknuri tha se draftin ligjor duhet ta sjellë opozita. Vetë Gjiknuri shkoi në mbledhje pa një draft.

“Për ndryshimet kushtetuese që kanë bërë ata, thonë na sillni draftin ligjor. Nuk i kemi bërë ne propozimet në Kushtetutë,” tha Kryemadhi.

“Në Kodin Zgjedhor duhet të përfshihet edhe letra e ambasadores amerikane për kandidatët problematikë. Të vendoset një pikë në Kodin Zgjedhor. Problemet me listat nuk i kemi pasur ne, i ka Edi Rama,” tha ajo.
Megjithatë, Kryemadhi insistoi që të flitet më shumë për problemin e ditës, nisjen e shkollave në mesin e pandemisë, pa u përgatitur.

Si u mor prona që vlente miliona euro

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, denoncoi një skandal në programin Çim Peka LIVE.
Ajo tha se në Roskovec, familjari i një zyrtari socialist ka marrë me një çmim qesharak një pronë, e cila më pas i është dhënë për miliona euro kompanisë Bankers.

“Mos kujto se unë e kam të kollajshme të përmend emrat e oligarkëve dhe t’i bëj ata tabelë qitje. Për mua është çështje fenomeni. Në Roskovec është marrë një pronë shtetërore për 500 mijë lekë të vjetra nga një i afërm i një zyrtari socialist dhe i është dhënë kompanisë Bankers për 2.4 milionë euro.

Këto para që shkojnë në xhepin e tij, mund të ishin dhënë për subvencione për bujqësinë apo për fermerët që kanë mijëra hektarë ferma me zero subvencion,” tha Kryemadhi. Duke folur në emision, Kryemadhi tha se fokusi i LSI dhe i saj do jetë arsimi.
“Për mua arsimi është kryesor. Arsimi për ne nuk është thjesht një godinë,” tha ajo.

Artikulli paraprakSëmundja misterioze pas COVID te fëmijët, më e keqe sesa mendohej
Artikulli tjetërNë shtëpinë e shkatërruar nga tërmeti: Jemi 3 familje dhe marrim vetëm një bonus qiraje. Në qoftë se nuk vdes njëri, këta nuk kujtohen