KryeKobra e Edi Rama dhe (ish) prokurori Arjan Ndoj

Nga Erl KODRA

Shënim i shkurtër

Thonë se prokurori Arjan Ndoj është një ndër magjistratët më të mirë në Shqipëri. Madje ai ka spikatur qysh në kohën kur ishte student; energjik, i zgjuar dhe këmbëngulës, cilësi këto që rrallë gjenden tek një njeri. Megjithatë, në Shqipëri nuk është e lehtë të jesh zyrtarë i shtetit, për më tepër prokuror.

Arjan Ndoj prej vitesh gjendet në një mjedis të jashtëzakonshëm, ku ai presupozohet se duhet të procedojë penalisht shkelësit e ligjit, hajdutët, mashtruesit, kriminelët, vrasësit dhe porositësit e tyre; ai është gjendur mu në mes të gjarpërinjëve, të llojit më të egër. Në këto rrethana, Arjan Ndoj ia ka dalë të mbijetojë deri në atentatin e fundit. Në të vërtetë, akoma nuk është e qartë mënyra se si ka mbijetuar, duke u kthyer edhe ai në gjarpër, apo duke u mbrojtur prej tyre. Kjo mbetet për t’u parë.

Pas këtij atentati, Arjan Ndoj padyshim duhet t’u vëjë një kapak të madh dilemave; ai duhet të qartësojë idetë dhe pozicionin. Pas atentatit, ai nuk do të jetë më prokuror, por ai mund të jetë njeriu që do të shembë përdhe perandorinë e krimit që ka mbërthyer Shqipërinë. Shembja mund të fillojë prej Durrësit.

Dy janë ngjarjet që duhet t’i ketë shumë mirë parasysh (ish) prokurori Arjan Ndoj; sulmi i dyfishtë që iu bë atij nga Kryeministri Edi Rama dhe zv Kryeministri Erjon Braçe, si dhe atentatin e 1 Nentorit 2019. Në jetën e një njeriu nuk ka ngjarje më të madhe se sa atentati ndaj jetës; atë çast gjithçka shumëzohet me zero, emri, profesioni, pasuria. Pas kësaj, ti duhet të llogarisësh se Zoti deshi që ti të jetoje. Arsyet i di vetëm Ai.

Në këtë kuptim, Arjan Ndoj mund t’i rikthehet të vërtetës dhe shërbimit ndaj vendit, meqenëse Zoti deshi që ai të jetojë. Ai mund të dorëzojë tek kolegu i tij Besim Hajdarmataj, të gjitha gjarpërinjtë që gëlojnë bregut të Adriatikut dhe në zyrat e shtetit, deri tek KryeKobra Edi Rama në Surrel. Me siguri, ai di shumë, shumë. Çelësin e kasafortës së provave të Shtetit të Mafias gjendet në duart (ish) prokurorit Arjan Ndoj.

Artikulli paraprakBasha: Në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë, shumë shpejt do të ketë zgjedhje të parakohshme!
Artikulli tjetërBalla me plantacione droge në Ostren të Librazhdit…