Kryebashkiaku monist i Sarandës shkel ligjin edhe për këshillin kulturoro-artistik

Bashkia moniste e Sarandës krijon Këshillin kulturoro-artistik, dy prej antarëve pjesë e stafit të bashkisë . Ditën e sotme bashkia e Sarandës i propozoi keshillit bashkiak Këshillin e ri Kulturor dhe Artistik. Pjesë e tij janë 5 antarë, 2 prej tyre janë pjese e adminsitratës bashkiake. Sipas anëtarit më të vjetër të këshillit, zotit Meto Nelaj, bashkia e Sarandës shkeli sot ligjin pasi është e parashikuar me ligj të posacëm që asnjë nga antarët të mos jetë i punësuar në bashki sepse ky këshill do të mbikqur punën ë pushtetit vendor.

Nelaj duke ju drejtuar kryetarit të bashksië Ardian Gurma tha se, ai duhet të tërhiqet nga kjo nismë e cila është e pabazuar në ligj dhe shkel kushtetutën. Edhe anëtari tjetër i këshillit bashkiak, Sinan Ahmeti kërkoi nga bashkia të tërhiqen nga kjo nismë e cila bie ndesh me ligjin.

Ahmeti vuri në dukje se bashkia bie ndesh me kushtetuten me këtë veprim. Megjithë kundershtitë për prezencën e dy punonjësve të bashkisë në Këshillin Artistik, kryebashkiaku Ardian Gurma kërkoi me forcë nga këshilltarët ta miratojnë atë edhe pse në përbërje të tij janë dy punonjës së aparatit bashkiak. Tashmë  i mbetet prefekturës Vlorë në ditët në vijim nëse do ta quaj të ligjshmëm këtë nismë të bashksië Sarandë.

Artikulli paraprakDenoncimi i oficerit: Sandër Lleshaj dhe Pjerin Ndreu i kërkojnë drejtorit të policisë të prishë tubimin e 2 Marsit
Artikulli tjetërPolicia: Fatmir Kolecaj u vetëvra pasi plagosi efektivin e FNSH