Kryebashkiaku i Ramës për Gramshin, 3 orë në prokurori, ja për çfarë hetohet

Kryebashkiaku i Ramës për Gramshin, Klodian Taçe ditën e sotme u mor në pyetje për rreth 3 orë nga prokuroria e Elbasanit në lidhje me një hetim të hapur për dy procedura prokurimi të zhvilluar në Bashkinë e Gramshit.

Pasi doli nga prokuroria në një prononcim për “Abcneës”, kryetari i bashkisë Taçe e cilësoi hetimin si gjueti shtrigash. “Cdo gjë t’ja lëmë në dorë organeve kompetente, jam i hapur për cdo gjë. Deri sa të flasin organet kompetente nuk flas. Gjueti shtrigash”, tha ai.

I pyetur nëse ka besim te drejtësia ai u shpreh se “Besoj se po, përderisa paraqitem vetë, besoj se po. Gjithmonë që do të më kërkojë drejtësia do të paraqitem vetë. Kam besim te drejtësia”, shtoi.

Klodian Taçe ka pasur edhe më herët probleme me drejtësinë, pasi është akuzuar se kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit, hetimin për vjedhje nga Prokuroria e Tiranës në vitin 2009.

Artikulli paraprakMediu-Ramës: Nuk matesh dot me Berishën!
Artikulli tjetërFlet ish-deputeti pas lirimit nga policia: Erdha me ftesë nga Italia! Urdhërin për arrestimin e dha Pjerin Ndreu! Do ta…