Kriteri kryesor që të bëhesh pjesë e “Rilindjes” është kriminaliteti

Nga Enkelejda RICA 

Ideali politik është forca që bashkon radhet e njerzeve që ndajnë mendime të njejta ose të përafërta. Në Partinë Siçiliste (socialiste) të Shqipërisë forca e besimit që i bashkon është ajo e krimit të organizuar.

Kriteri kryesor që në PS të bëhesh pjesë dhe padyshim të marrësh post është kriteri i kriminalitetit. Nuk merret në konsideratë shkollimi aq më pak origjina apo elementë të tjerë të tillë.

Kjo rezume që sapo bëra është tabloja e ekipit rilindas ku vlerat politike dhe njerëzore kanë vdekur që në kohen kur në krye të këtij sekti u vendos Edi Rama. Rezultatet duken qartë.

Gjashtë vite qeverisje dhe po bëhet gati shtatë, dhe vendi është zhytur në varfëri dhe kaos. E s’kishte si të ndodhte ndryshe kur një vend qeveriset nga banditë. Por ajo që është e peshtirë është relativizimi dhe përafrimi që kërkojnë t’i bëjnë ngjarjeve.

E keqja sulmohet nuk relativizohet. Ju nuk do të jeni kurrë si ne dhe ne fatmirësisht zotit nuk kemi për të qenë kurrë si ju.

Idealet dhe forca jonë e të besuarit ka përmbysur diktatura, e njëjta gjë do të ndodhë edhe këtë radhë me diktarurën e krimit.

Artikulli paraprakISIS merr nën kontroll kampin ku gjendet 11 vjeçari shqiptar, kaos dhe sulme
Artikulli tjetërArtisti i njohur-Veliajt: “E ke bo Tiranën si fshat, si ylber! S’ka më tirons që të voton”!