Kristaq Rama firmosi varjen në litar të Havzi Nelës vetëm se poeti shkoi të takonte nënën

Vehap KOLA

Më 19 tetor 1986, pas 20 vitesh burg në burgjet më çnjerëzore të komunizmit, Havzi Nela u lirua, por iu ndalua kthimi pranë nënës në fshatin e tij. Më 12 tetor 1987 Havziu u kthye fshehurazi në fshatin e tij, Kollovoz ku e ëma po jepte shpirt e përvëluar që nuk e shihte të birin prej 20 vjetësh. Im atë më ka treguar se ai doli dhe i vizitoi të gjithë shtëpi më shtëpi, dhe në fshatin e shpërndarë në tri lagje, erdhi edhe në shtëpinë time, kur une isha vetëm 4 vjeç.

Kishte ardhur për t’u parë me njerëzit, për t’i ngushëlluar për vdekjet e prindërve të tyre e për t’u uruar lindjet, fejesat e martesat e fëmijëve gjatë këtyre 20 viteve.

Si u zbulua se Havzi Nela kishte thyer urdhërin për të mos dalë nga Arrëni, u arrestua dhe u dënua me vdekje në 24 qershor 1988. Me 10 gusht 1988, me nënshkrimin e Kristaq Ramës ai u ekzekutua me varje tek agjensia në Kukës.

P.S. Pasi e lanë të varur për orë të tëra që ta shihnin banorët e Kuksit dhe të terrorizoheshin, Havzi Nelën e varrosën vertikalisht në një gropë afër fshatit Kolsh.
Kur u zhvarros nga të afërmit në vitin 1993, koka nuk iu gjet. Kokën ia kishin prerë pasi kishte vdekur në litar.

Artikulli paraprakBill Gates tregon kur do të përfundojë pandemia
Artikulli tjetër“Gushti i fundit”