Krimi trondit sërish Vlorën, dy të vrarë në fshatin Mekat, zbulohen shkaqet

Një krim i dyfishtë ka tronditur Vlorën pasditen e kësaj të hëne. Ngjarja e rëndë ka ndiodhur në fshatin Mekat, ku një i ri ka vrarë me armë gjahu xhaxhanë dhe më pas veten.

Sipas burimeve të policisë, shtetasi Genci Koreta, 39 vjeç, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë gjahu xhaxhain e tij, shtetasin Jorgji Koreta, 64 vjeç, e më pas veten.

‘Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K, dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Raportohet se 64-vjeçari i ndjerë ka qenë një ish-oficer policie.

Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë konflikt për pronën që ka degraduar deri në përdorimin e armës së gjahut nga ana e 39-vjeçarit. Ka dyshime se i riu vuante nga depresioni megjithatë ky është një informacion që nuk është konfirmuar zyrtarisht.

“Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Artikulli paraprak“Vettingu në politikë”/Basha: Ne e kemi hedhur hapin e parë. Kjo është një emergjencë kombëtare
Artikulli tjetërBasha: Ky është baba i korrupsionit, nona e korrupsionit, e keqja që ka zënë për fyti socialistë e demokratë!