Krimi trondit sërish, dy të vrarë mbrëmjen e djeshme në Sarandë dhe Shkodër

Dy vrasje mbrëmjen e djeshme tronditën opinion publik. Një bisnesmen u ekxzekutua në Ksamil të Sarandës ndërsa një tjetër vrasje ndodhi në Shkodër ku vëllai vrau motrën me thikë.

Biznesmeni Gramoz Memaj u vra mbrëmjen e së dielës në Ksamil, si pasojë e një atentati. Memaj u qëllua pranë banesës së tij, ndërsa për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë. Dyshohet se ndaj viktimës është qëlluar nga katër persona. Ndërkaq, arma e përdorur në krim është e tipit pistoletë.

Në vendngjarje pranë banesës janë gjetur 7 gëzhoja, ndërsa dyshohet se të gjitha plumbat viktima i ka marrë në trup.

Atentatorët dyshohet se janë ndihmuar edhe nga persona të tjerë të cilët e kanë ndjekur viktimën dhe kanë studiuar lëvizjet e tij.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, të cilat janë sekuestruar nga grupi hetimor, një automjet ka qënë në afërsi të banesës së viktimës për disa orë. Automjeti ka tentuar të ikë por sapo ka parë në fund të rrugës makinën e viktimës është kthyer me indietro.

Nga kamerat që kanë regjistruar momentin e vrasjes, rezulton se autorët kanë pritur sa viktima të dalë nga automjeti i tij, ndërsa autorët i janë afruar deri pranë derës së shtëpisë së tij, ku i ka zbrazur një karrikator pistolete.

Gramoz Memaj ishte nga Tepelena dhe njihej si biznesmen në zonën e Ksamilit.

Viktima jetonte mes Tiranës dhe Sarandës, ndërkohë që dyshimet e para lidhen me të shkuarën e viktimës. Mësohet se Memaj jetonte vetëm me të ëmën dhe nuk ishte i martuar.

Policia përjashton mundësinë e konfliktit banal, në ndryshim nga sa u tha fillimisht për një sherr të ndodhur në lokal. Viktima jetonte vetëm me të ëmën, dhe ka qenë ajo që ka gjetur dhe trupin e tij të pajetë në afërsi të banesës.

Po ashtu një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër mbrëmjen e të dielës.Vëllai ka vrarë motrën e tij me thikë.

Bëhet e ditur se, shtetasi Fabian Vuka ka vrarë të motrën, shtetasen Diana Vuka. Raportohet se Fabian Vuka njihej si person i alkoolizuar. Mësohet se autori është kapur tashmë nga policia.

Artikulli paraprakVokshi: Vendimi për të penguar gazetarët nga raportimi në Parlament dhunon lirinë e medias, është antidemokratik dhe antikushtetues
Artikulli tjetërBasha: 13 qershori është testi i parë pas masakrës zgjedhore, ne do dëshmojmë që jemi në këmbë, jemi të vendosur!