Kreu i PD Librazhd reagon pas lirimit nga arresti: Taulant, urdhërat e tua i zbatuan të rekrutuarit, por mos harro se…

Taulant!
Urdhërat e tua u zbatuan nga të rekrutuarit, shërbëtorët e rilindjes, por tashmë jemi sërisht të lirë dhe po nisemi drejt Tiranës, atje ku sot mblidhet asambleja e krimit, atje ku ti, këngëtari i enverit dhe lëpirësi i edverit bën lefaqenin ndërsa popullin e Librazhdit e ke masakruar dhe rrjepur nga xhepat bashkë me zagarët e tu.

Taulant, guxove dhe na arrestove por mos harro se drejtësia vjen edhe nga ligjet e pashkruara, (nëqoftëse s’e di pyet se je nip Luniku dhe i lindur aty). Gjithsesi koha do ta provojë edhe kodet që janë për burrat dhe jo të pabesët.

U bëj thirrje oficerëve të policisë në komisariatin e Librazhdit që të heqin dorë menjëherë nga ndalimet e demokratëve dhe njerëzve të lirë se përgjegjësia do të bjerë direkt mbi ju. Nuk do falim askënd që bëhet preh i rilindasve të vdekur dhe shkel ligjin.

Askush s’na frikëson…

Bujar Vreto
Kryetari i PD Librazhd
03-04-2019

vreto

2 3

1 2

3 1

Artikulli paraprakZëri i Amerikës, jehonë piramidës së krimit dhe oligarkisë në Shqipëri
Artikulli tjetërRevoltë tek Gjykata e Apelit, qindra banorë: Lironi protestuesit!