Kreu i PD Durrës i përgjigjet Bashkisë: Po nëpërkëmbni qytetarët, paaftësia nuk justifikohet me statuse boshe

Kryetari i PD Durrës, Ferdinand Xhaferraj, i është përgjigjur bashkisë pa kryetar në lidhje me denoncimin e qytetarëve në Rrushkull.

“Bashkia pa kryetar e Durrrësit, e etiketuar nga vetë nga Edi Rama si “Bashki Alabake”, vazhdon të nëpërkëmbë qytetarët e saj.

Në vend që të reflektojë dhe të zgjidhë problemet akute me të cilat ata përballen, Bashkia vazhdon t’i neperkembe dhe trajtojë pa dinjitet. I kerkoj edhe një herë këtij institucioni të rikthejë vëmendjen dhe te zgjidhe problemet e qytetarëve!

Për më shumë se 9 muaj “Bashkia Alabake” është treguar indiferente ndaj qytetarëve, të cilët ende nuk e dinë nëse shtëpia e tyre do të riparohet, apo do të ndërtohet nga e para.

Një problem tjetër është korrupsioni dhe abuzimi me fondet e tërmetit. Deri më tani janë alokuar më pak fonde nga sa nevojiten tek shumë banesa.

Edhe pak muaj dhe bëhet një vit nga tragjedia, ndërkohë Bashkia nuk ka gati listën me gjendjen reale të ndërtesave. Kjo paaftësi për të zgjidhur problemet e qytetarëve nuk mund të justifikohet me statuse boshe”, shprehet Xhaferraj.

Artikulli paraprak“Me Ramën kemi bërë një hap përpara”… drejt greminës
Artikulli tjetërVazhdon të jetë e rëndë situata nga Covid-19, 5 të vdekur dhe 116 të infektuar në 24 orët e fundit