Kreu i OSBE në Vjenë: Qeveria të mos prekë Teatrin!

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, z. Thomas Greminger, i është përgjigjur një kërkese të Aleancës për një takim gjatë vizitës në Tiranë.

Z. Greminger ka sqaruar se agjenda e tij e ngjeshur nuk i lejonte një takim tjetër. Gjithsesi, z. Greminger shprehet se qeveria duhet të ndalë të gjitha hapat e saj për aq kohë sa Shqipëria nuk ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale kur kjo çështje mund të gjykohet.

Ne e mirëpresim këtë qëndrim të z. Greminger dhë jemi tërësisht dakord me të. Krijimi i një sistemit funksional të drejtësisë, së bashku me dy gjykatat e larta në vend, atë Kushtetuese dhe të Lartë, është hapi i parë i domosdoshëm për gjykimin e çështjeve publike. Ashtu siç kemi thënë prej kohësh, pa një shqyrtim normal në Gjykatën Kushtetuese çdo veprim ndaj godinës është i jashtëligjshëm dhe kriminal.

Falënderojmë z. Greminger për komunikimin e tij dhe gjykojmë se institucionet lokale duhet ta dëgjojnë qartë mesazhin e tij pa ekuivokë.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i dërgoi sot një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger, ku i kërkonin këtij të fundit që në takimet që po zhvillon në Tiranë të ketë vend edhe për një takim me ta, në lidhje me zhvillimet më të fundit me Teatrin Kombëtar si edhe për t’i shpjeguar nga afër se ku qëndron thelbi i problemit në lidhje me teatrin.
Përgjigja e Greminger nuk ka vonuar.

Letra e Plotë
Të nderuar Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit,
Kam marrë me kënaqësi ftesën tuaj, pasi ajo tregon konsideratë për Organizatën që unë përfaqësoj. Megjithatë, për fat të keq, për shkak të një vizite të shkurtër dhe një axhende të ngushtë, nuk isha në gjendje t’i përgjigjesha pozitivisht.

Duke pasur parasysh zhvillimin e djeshëm, përkatësisht Presidentin e Republikës, duke paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me ligjin e posaçëm për ndërtimin e ndërtesës së re të Teatrit Kombëtar, të gjitha palët duhet të presin vendimin e Gjykatës së Lartë para se të vazhdojnë më tutje kjo çështje.
Përshëndetje më të përzemërta,
Thomas Greminger

auto WhatsApp Image 2019 07 25 at 18.05.061564072785

Artikulli paraprakSi BE i ka mbyllur dyert Edvin Kristaq Mafias
Artikulli tjetërRama-Veliaj, vjedhja 26 milionë euro me tre sheshe